Një skuadër kërkimore në Singapor ka arritur të krijojë një metodë printimi me ngjyra të plota (Full Color) e aftë të prodhojë foto me kualitetin më të lartë në botë, me një rezolucion deri në 100,000 pika/inç (DPI).

Arritja mahnitëse, siç përcaktohet në Nature Nanotechnology, mund të përdoret për të bërë mikroimazhe për qëllime sigurie, stenografi, filtrime optike në shkallën nano dhe ruajtje të dhënash të enkoduara me një spektër me densitet të lartë.

Niveli i detajeve në shkallën 100,000 DPI është i jashtëzakonshëm dhe teknika konsiderohet si më e avancuara e fotove deri tani. Rezolucioni i imazheve të printuara varet shumë nga madhësia dhe hapësira midis “nanodots”-eve të ngjyrave (pikave në madhësinë nano), shpjegon Dr. Karthik Kumar, një nga kërkuesit kryesorë, sipas PetriDishNews.com.

“Për shkak të madhësisë së tyre të vogël, sa më afër të jenë pikat me njëra-tjetrën, aq më i madh do të jetë edhe rezolucioni i imazhit.

Duke arritur të poziciononim me saktësi këto pika kaq të vogla me ngjyra, ne ishim në gjendje të tregonim rezolucionin më të lartë të printuar me ngjyra, teorikisht, me 100,000 DPI.”, vazhdon ai.

Kerkuesit thonë se ata u frymëzuan nga qelqi me njolla i bërë nga miksimi i fragmenteve të metaleve. Grimcat nano nga fragmentet e metaleve përhapnin dritë e cila kalonte përmes për t’i dhënë qelqit me njolla ngjyrën e tij.

SHPËRNDAJE