Është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, por deri më tani shkencëtarët nuk kanë mundur të gjejnë shkakun kryesor të shfaqjes së akneve.
Por, për ata që vuajnë nga ky kusht duket se problemi me lëkurë do të jetë së shpejti një problem i së kaluarës, pasi një vaksinë kundër akneve është më në fund duke u krijuar.

Sipas NHS, rreth 80% e njerëzve nga mosha 11 deri 30 janë të prekur nga çrregullimet e lëkurës, dhe rreth 20% e atyre që vuajnë nga aknet kanë menduar të bëjnë vetëvrasje për shkak të tyre.

Ata që vuajnë nga aknet e dinë se si është të përballesh me puçrra, transmeton Gazeta Express.

Por për fat të mirë, shkencëtarët në Universitetin San Diego të Kalifornisë janë duke punuar në një zgjidhje për të gjithë.

“Aknet shkaktohen, pjesërisht, nga bakteret ‘P. të akneve’ që janë me ju gjatë gjithë jetës suaj de nuk kemi mundur të krijojmë një vaksinë për këtë baktere, për shkak se, në disa mënyra, P. aknet janë të mira për ju”, tha Eric C. Huange, udhëheqësi i studimit për Allure.

“Por kemi gjetur një antitrup të një proteine helmuese që bakteria ‘P. aknet’ sekreton në lëkurë – proteina është e lidhur me inflamacionin që çon në akne”, tha ai.

Kjo nënkupton se vaksina do të bllokojë efektet e bakteries që shkakton aknet, pa e zhdukur komplet atë. Shkencëtarët pritet që ta testojnë këtë vaksinë në njerëz brenda pak viteve.

 

SHPËRNDAJE