Ndonëse në Shqipëri “Dita e Verës” festohet që në datën 14 mars, realisht pranvera hyn një javë më vonë, në datën 21. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë sivjet, pasi shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se stina e rigjenerimit të natyrës do të nisë një ditë përpara normales. Ekuinoksi i pranverës hyn atëherë kur dita bëhet pak më e gjatë se nata, diçka që zakonisht qëllon të ndodhë në datën 21 mars. Këtë herë, si rrjedhojë e një koinçidence astronomike, dita do të jetë disa sekonda më e gjatë në hemisferën e veriut duke nisur që nga data 20. Një zbulim i tillë i shkencëtarëve do të thotë se për vitin 2011, hyrja e çdo stine do të vijë një ditë përpara datës së besuar zyrtarisht.
SHPËRNDAJE