Të dielën, pasdite, në rrugën magjistrale Kaçanik – Ferizaj, në afërsi të Fshatit të Vjetër, ka ndodhur një aksident me pasoja fatale. Në të ka humbur jetën plaku SH.H.(70) nga Ferizaj.
Sipas zëdhënësit rajonal të PK-së, Agim Gashi, hetimet e para kanë treguar se B.H. (35) duke ngarë veturën ,,Golf 2” me targa lokale nga drejtimi i Kaçanikut për në Ferizaj , në afërsi të Fshatit Vjetër, ka hy në tejkalim jo të sigurt dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës si dhe dendësisë së komunikacionit, ka frenuar disa herë dhe ka humbur kontrollin. Me këtë rast godet viktimën, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë në drejtimin e njëjtë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Qarkut, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të aksidentuarës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti i është referuar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ndaj të dyshuari për këtë aksident , me urdhër të prokurorit , i është caktohet masa e ndalimit policor.

SHPËRNDAJE