Shitja e dhëmbëve dhe flokëve, “moda” e kohëve të fundit

Disa persona zgjidhjen e krizës financiare në familjen e tyre e kanë gjetur duke shitur dhëmbët, por edhe flokët, kryesisht online.
Deri para disa vitesh në shitje kishte vetëm mobilie, veshje, bizhuteri, por edhe organe të ndryshme të trupit.
Mjaftonte një kërkim i thjeshtë dhe arrije të gjeje produkte të shumtë ilegalë në internet.
Tashmë ky sajt ka vënë një rregull të caktuar për ata njerëz që dëshirojnë të nxjerrin në shitje sende, objekte ose kafshë, etj.
Sajti nuk pranon të nxjerrë në shitje pjesë të tjera të trupit përveç dhëmbëve dhe flokëve.
Madje flokët janë një ndër gjërat më të kërkuara kryesisht nga parukierët, të cilët i përdorin për eksteishën tek klientët e tyre.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni