Në qytetin e Shijakut në Shqipëri dy shtetas, babë e bir janë plagosur me armë zjarri. Ymer dhe Ajet Bajrami janë qëlluar nga një person i cili është shpallur në kërkim nga policia.

http://www.botasot.info/img/policia_aksioni-3_10.jpgTë plagosuri Ajet Bajrami 24 vjeç dhe Ymer Bajrami 60 vjeç, janë plagosur në këmbë, ndërkohë që nuk paraqesin rrezik për jetën. Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, mendohet se shkak i plagosjes është për çështje pronësie. Uniformat blu të policisë po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit të plagosjes së dy shtetasve.

SHPËRNDAJE