Janë shfaqur fotografitë në të cilat shihet se si shtetasi shqiptar kishte fshehur gruan e tij në bagazhin e makinës, për të kaluar nga Greqia në territorin e Maqedonisë.

Policia e Maqedonisë theksoi se para dy ditëve rreth orës 18.30 ka ndaluar makinën e tipit “Hjundai” në vendkalimin Bogorodicë, me ç`rast gjatë kontrollit dhe pyetjes së pronarit të makinës, shtetasit shqiptar A.M, ai kishte deklaruar se nuk po transportonte asgjë. Mirëpo, gjatë kontrollit nga doganierët është zbuluar se në bagazhin e makinës ai kishte fshehur gruan e tij.

Një shtetas shqiptar u ndalua nga policia maqedonase në vendkalimin Bogorodicë midis Greqisë dhe Maqedonisë, pasi që tentoi që të kalojë ilegalisht gruan e tij nga territori grek në territorin e Maqedonisë, informon INA.

Policia pas kontrollit të 35 vjeçarit A.M, shtetas i Shqipërisë, ka gjetur në bagazhin e makinës, gruan e tij 26 vjeçare, E.M.

MPB bëri të ditur se shtetasi shqiptar paraprakisht kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë në makinën e tipit “Hjundai”, mirëpo pas kontrollit të saj, në bagazhin e prapmë është gjetur e fshehur gruaja e tij. Ndaj tij menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 20 ditëve, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij pritet të ndërmerren masa tjera, për shkak se ajo nuk posedonte dokumente personale.

SHPËRNDAJE