Me këtë rast drejtori i gjimnazit SKENDERBEU në Preshevë z. Abdurrahman Zulfiu, para nxënësve dhe profesorëve elaboroi në pika të shkurta historiatin e kësaj shkolle si dhe ndryshimin e emrit në vitin 2007 prej atij të mëparshëm “25 Maji” në atë që është duke e mbajtur edhe sot “Skenderbeu”. Sipas Zylfiut në bankat e shkollës së mesme “Skënderbeu” sivjet mësimet i ndjekin 1012 nxënës (590 fmera dhe 422 meshkuj) ku për herë të parë sivjet në bankat e kësaj sholle janë ulur 300 shkollarë. Ndërkaq nga dyert e këtij gjimnazi për çdo vit dalin nga 260 maturantë.


Arditë BEHLULI

Preshevë, 2 mars  (AIK-Presheva Jonë)

Manifestimi festiv nën organizimin e drejtorisë së shkollës ka filluar me vendosjen e luleve pran bustit të Skenderbeut në oborrë të shkollës Me këtë rast drejtori i gjimnazit SKENDERBEU në Preshevë z. Abdurrahman Zulfiu, para nxënësve dhe profesorëve elaboroi në pika të shkurta historiatin e kësaj shkolle si dhe ndryshimin e emrit në vitin 2007 prej atij të mëparshëm “25 Maji” në atë që është duke e mbajtur edhe sot “Skenderbeu”. Manifestimi festiv ka vazhduar edhe ne shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, ndërkaq këtu drejtori u përqëndrua në sukseset e arritura nga nxënësit. Në fund të manifestimit ishte pregaditur edhe një program i pasur kulturor – artistikë nga ana e nxënësve të gjimnazit “Skenderbeu” të Preshevës.

Në vitin 1980 si emri po ashtu edhe bust i tij ishin rrëmbyer nga serbët. Drejtori i shkollës “Skënderbeu”, prof. Abdurrahman Zylfiu, dëshmitar dhe veteran i këtij gjimnazi për  TVP-në dhe Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë”  ka shpjeguar vështirësitë e gjimnazit përballë diskriminimit dhe stuhive të ndryshme, që QA “Skënderbeu” për një gjysmë shekulli i kishte bërë ballë regjimit serb. Sipas Zylfiut në bankat e shkollës së mesme “Skënderbeu” sivjet mësimet i ndjekin 1012 nxënës (590 fmera dhe 422 meshkuj) ku për herë të parë sivjet në bankat e kësaj sholle janë ulur 300 shkollarë. Ndërkaq nga dyert e këtij gjimnazi për çdo vit dalin nga 260 maturantë.

SHPËRNDAJE