Lidhur me (mos) ekstradimin e Shemsi Nuhiut për në Beograd, vllau i tij Zurich Sherifi i ka deklaruar sot agjencisë informative “Presheva jonë” se “këta 5-6 muajt e fundit është thënë  e shkruar disa herë se do të esktradohet vëllau ynë në Serbi dhe tash se fundi kemi kuptuar nga agjencia serbe Tanjug,  por për momentin asgjë nuk ka të re. Se do të ndodhë apo jo ekstradimi i Shemsiut në Serbi dhe kur do të ndodhë kjo, besojmë se gjatë kësaj jave  mund të dimë dicka. Një ekstradim eventual i vëllaut tonë në Serbi, n’gojë të ujkut, me një kerkese të një shteti antishqiptar dhe aq më tepër të  motivuar politikisht, nuk është korrekte..”

 

Bernë, 18 mars

 

përkundër asaj se  disa protale « bombarduan » me raportime për “dërgimin e Shmesiut në Serbi”  (që të len përshypjen se mezi ishte pritur një « vendim i tillë për ekstradim »), ai ende gjendet në Zvicër qe gati një vit, pas arrestimit më 14 prill 2011 (ditëlindjen e tij) nga policija zvicerane në Vevey nga një kërkesë e ambasadës serbe në Bernë më tetë mars të vitit të kaluar.   Dhe që nga atëherë deri sot ishte zhvilluar një  « luftë » e ashpër mes institucioneve të drejtësisë dhe gjyqtarëve në Zvicrës të inkuadruar  edhe institucionet kosovare në Prishtinë  e Bernë si dhe shoqata e asociacione shqiptare në Zvicër, sa që dosja e Shemsi Nuhiut kishte mbërrijtur  deri në Strasbrug.

 

 

Edhe pse më 2 dhjetor të vitit të kaluar ishte marrur një vendim për  « ekstradimin në Serbi » të Shemsi Nuhiut nga Tribuanli  Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës, megjithatë  Nuhiu mbetet në Zvicër falë angazhimit të avokatëve të tij (Jacques Barillon dhe Tirelli Ludevik). Pas këtij vendimi përpjekjet për të kundërshtuar dërgimin e shemsi Nuhiut në Serbi vazhduan, ku komuniteti shqiptarë u organizua në Zvicër duke  tubuar mijëra firma në një petecion dërguar (16 dhjtor 2011) ministrisë së drejtësisë dhe policisë (DFJP) në Bernë, ku pastaj pasoi edhe protesta dhe petecioni në Prishtinë. Zërin kishin ngritur në favor të mosekstradimit të Shemsiut edhe autoritet kosovare si në Prishtinë ashtu edhe në Bernë si dhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës duke alarmuar Zvicrën dhe komunitetin ndërkombëtar për ndjekjen e e padrejtë të të rinjve nga Lugina në bazë të disa fletarresteve të Serbisë të motivuara politikisht.

 

 

Më 29 dhjetor të vitit të kaluar agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” avokati i Sh.N. z. Jacques Barillon në Gjenevë e kishte njoftuar se  « supsepndohet për momentin eskstardimi i Sh.N. në Serbi.. » të cilin lajm e jep edhe gazeta « Le temps » (L’extradition d’un suspect accusé par la Serbie de crimes de guerre est suspendue). “Për mu dhe kolegun tim Tirelli Ludevik një ankesë të tillë e kemi bërë  të mërkuren e kaluar pranë Gjykatës Federale në Bernë..Sepse Sh.N.  gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë,  ai  ka qenë i pranishëm në Maqedoni dhe se ai ndicet nga  drejtësia serbe  për shkak të opinioneve të tij politike, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror…” ka pohuar për agjencinë avoakti Barillon. Dhe që nga atëherë s’ka pasur lajme rreth rastit të Nuhiut. Por, në një deklaratë të z.Folco Galli nga Zyra Federale e Drejtësisë (OFJ) për agjencinë informative « Presheva Jonë » ishte përgjigja para vitit të ri se « se procedura e vendimeve do të shkojë gjatë dhe se për fatin e Sh.N, nuk do te dihet para 4 muajsh.. ».

 

I pyetur mbi qëndrimet më të reja të Bernës zyrtare mbi (mos)  ekstradimin e Nuhiut, zëdhënësi  i Zyrës Federal për Drejtësi, Folco Galli i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se   “vendimi për ekstradim praktikisht është marrë në momentin kur ka ardhur vendimi i Gjyqit Federal, dmth me verdiktin e 7 marsit të këtij viti.  Por,  zbatuesit dhe zyra jonë, nuk e praktikon të informojë lidhur me ditën e ekstradimit “.

Lidhur me (mos) ekstradimin e Shemsi Nuhiut për në Beograd, vllau i tij Zhurich Sherifi i ka deklaruar sot agjencisë informative “Presheva jonë” se “këta 5-6 muajt e fundit është thënë  e shkruar disa herë se do të esktradohet vëllau ynë në Serbi dhe tash se fundi kemi kuptuar nga agjencia serbe Tanjug,  por për momentin asgjë nuk ka të re. Se do të ndodhë apo jo ekstradimi i Shemsiut në Serbi dhe kur do të ndodhë kjo, besojmë se gajtë kësaj jave mund të dimë dicka. Një ekstradim eventual i vëllaut tonë në Serbi, n’gojë të ujkut, me një kerkese të një shteti antishqiptar dhe aq më tepër të  motivuar politikisht, nuk është korrekte..”

SHPËRNDAJE