nefffggSekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ne bisedë me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” – Nefail Maliqi

 

 

Preshevë, 19 prill  -Njeriu numër një i OKB-së z. Ban Ki-Moon ne intervsiten për  agjenicne e lajemeve “Presheva Jonë” për marrëveshjen e 19 prillit mes Prishtines dhe Beogradit udke ekruar nga aplet t ezbatojne marrveshjen ne fjalë ai ai ka dekalruar se “duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, për të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Serbia dhe  Kosova ka shenuar progres qe nga 19 prilli i 2013 »

I pyetur rreth dialogut me mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e shefes se diplomacise evropiane Katerine Ashton, sekretar i përgithshëm i OKB-së ka pohuar se “dialogut mes Boegradit dhe Prishtinës dhënë tashmë frytet, duke sjellë arritjen e marrëveshjeve në fusha të karakterizuara nga mosmarrëveshjet e gjata, si për shembull vulat e doganave, certifikimi i diplomave dhe çështjet e gjendjes civile etj..”

 

Sipas shefit te OKB-së “është e rëndësishme që palët vazhdojnë të tregojnë besim në dialog dhe që angazhohen me mirëbesim, në mënyrë që marrëveshjet e mëtejshme të arrihen dhe përparim është bërë edhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të krijuar kushte të përshtatshme për avancimin e këtij procesi”.

Duke folur per Veriun e Kosonës Ban ki-Moon ne vazhdim ka pohuar se “Çështja e veriut është një konflikt shumëvjeçar, çështje politike historike, por ata duhet të diskutojnë nëpërmjet dialogut. Duke pasur parasysh pikëpamjet e komuniteteve në vend, unë kam theksuar se këto çështje të ndjeshme mund të zgjidhen vetëm në mënyrë paqësore. Çështjet e vjetra, që lidhen jo vetëm me Mitrovicën Veriore, por edhe me gjithë pjesën veriore të Kosovës, ndoshta përbëjnë sfidat më të ndjeshme me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar sot në Kosovë.”

I pyeturm pë rrolin e UNMIK-ut dhe dnerkombëtareve ne Kosovë Ban Ki Moon me  tutje ka phuar se , që nga vendosja e tij në 1999-n, roli i UNMIK-ut ka qenë kyç për nxitjen e demokracisë dhe pajtimit, si dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

“Gjatë periudhës si një administratë e përkohshme, por edhe pas rikonfigurimit të tij, UNMIK-u ka krijuar kushte për njerëzit në vend, që të jetojnë një jetë normale dhe të fillojnë ndërtimin e një të ardhme më të mirë për veten. Megjithatë, puna e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë UNMIK-un, nuk ka mbaruar: duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe ndërmjet komuniteteve në vend, në mënyrë që të mbështesin zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe prosperitetin e rajonit…” ka deklaruar ne fund  sekretari i përgjithshëm  i OKB-së Ban Ki-Moon ne intervisten për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

 

 

SHPËRNDAJE