Shefi i OKB-së Ban Ki-Moon viziton Prishtinën

Sekretari përgjigjthshëm i OKB-së Ban Ki-Moon muaji e ardhshëm do të vizitojë disa qendra në Ballkanin nga 20-26 korrik (Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Serbi,  Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë) ka mësuar sot agjencia informative « Presheva Jonë » nga kabineti i shefit të OKB-së në New York. 

 
Gjenevë/UNO, 21 qershor 

Në kuadër të kësaj vizite, sipas burimeve të agjencisë, Ban Ki-Monn në Beograd do të qënsrojë (më 23 korrik) në roët e paraditës, ndërsa pasidte në këtë turne do të qëndrojë në kryeqytetin e  Kosovës, në Prishtinë.  Të pyetur për qëllimin e kësaj vizite dhe agjendën e takimeve të Ki-Moon në Ballkan, për momentin  zyrtarët e OKB-së  nuk kanë dhënë informacione në detaje, sigurisht për cështje sigurie.
 
Sa i përket viztitës së Beograd dhe Prishtinë, agjencia « Presheva Jonë » megjtihatë ka arritur të mësojë se sekretari i OKB-së Ban Ki-Moon do të takoj presidentin e ri serb Toma Nikolic, kurse në Kosovë do të takoj presidenten dhe anëtarë të qeverisë së Kosovë si dhe zyrtarë të UNMIKU-t në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite në Prishtinë i njeriut numër një të OKB-së, sipas burimeve të agjencisë, është për t’u njoftuar mëpërsëafërrmi mbi situatën aktuale në Kosovë, por edhe mbi zhvillimet në Veri të Kosovës si dhe rolin e UNMIK-ut dhe ndërkombëtarëve përballë këtyre situatave në rajon.

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni