Dje në një galeri arti të San Fransiskos në SHBA është vjedhur një nga veprat e Pikasos.

Pronarët e galerisë i thanë policisë dhe vjedhja flagrante kishte ndodhur dje, kur një burrë me syze të errëta ishte larguar në mes të ditës, kur galeria ishte e hapur për publikun, me pikturën e titulluar “Kokë gruaje”.

Me sa duket vjedhësi u largua më pas me taksi.

Policia po i kërkon publikut, sidomos shitblerësve të pikturave, të tregohen vigjilentë për pikturën origjinale të Pikasos, me shpresën për ta kapur vjedhësin, në se ai përpiqet ta shesë pikturën.

SHPËRNDAJE