UASHINGTON, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Ajo ka punuar për ”Trump Organization” dhe ka qenë një prej të parave që i është bashkuar fushatës së manjatit të pasurive të patundshme.

Hope Hicks, 28 vjeçe, është tashmë drejtoreshë e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë.

“Hope Hicks, që e ka mbajtur këtë post përkohësisht që prej disa javësh, u konfirmua në funksionet e saj në mënyrë të përhershme”, theksoi sot një zyrtar ekzekutiv.

Posti i drejtoreshës së komunikimit është tradicionalisht më pak i ekspozuar se ai i zëdhënësit, që është fytyra e vërtetë në përditshmërinë e ekzekutivit amerikan.

Që prej largimit të Sean Spicer, në muajin korrik, ky post është mbajtur nga Sarah Huckabee Sanders, 34 vjeçe.

Afër presidentit, Hope Hicks do të ketë një detyrë të vështirë në një Shtëpi të Bardhë ku komunikimi është nxitur nga mesazhet në rrjetin social Twitter, në stil dhe në ton shumë personal, të drejtuesit të Zyrës Ovale.

Ajo është personi i tretë që mban këtë post pas Mike Dubke, që dha dorëheqjen në muajin maj dhe Anthony Scaramucci, i cili u përfshi menjëherë në këtë rol./ /ec/ a.jor.

SHPËRNDAJE