Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), imigrantët pa dokumente në shtetin e Kalifornisë do të marrin ndihmë financiare nga shteti në bazë të një ligji që u nënshkrua dje.

http://www.botasot.info/img/IMMIGRATION-LAW48.jpgKy ligj, që është pjesa e dytë e Aktit të Ëndrrës do të lejojë imigrantët e paligjshëm që janë në procesin e marrjes së shtetësisë të bëjnë kërkesë për ndihmë nga shteti.
Pjesa e parë e ligjit, e nënshkruar në muajin korrik, miraton bursa private dhe hua për studentët ilegalë.

Vetëm dy shtete të tjera, Teksasi dhe Nju Meksiko, lejojnë imigrantët e paligjshëm të marrin ndihmë financiare nga shteti për të ndjekur universitetet.

Imigracioni i paligjshëm është një çështje mjaft kontradiktore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai inkurajon hyrjen e paligjshme në SHBA, por përkrahësit e tij thonë se fëmijët që janë sjellë ilegalisht në SHBA nga prindërit e tyre nuk duhet të ndëshkohen për këtë.

SHPËRNDAJE