Në 20 vjet marrëdhënie diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë bërë pjesë e arritjeve të Shqipërisë.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar sot me rastin e përvjetorit të njëzetë, të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Arvizu duke vijuar më tej me faktin se vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, 20 vite më parë, kjo ishte një risi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Menduam atëherë që të bënim diçka të hapur për popullin e Shqipërisë”, tha ai.

SHPËRNDAJE