Alasak, 6 prill – Roje Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikësoi qëlloi dhe mbyti një anije japoneze pa ekuipazh, që ishte shfaqur pranë brigjeve të Alaskës.

Peshkarexha lëvizte e pakontrolluar, që pasi ishte shkëputur nga një port, pas tsunamit shkatërrimtar të marsit 2011, në Japoni.

Më parë, një anije kanadeze kishte shprehur vullnetin për të tërhequr “Ryou-Un Maru” në një port, por pas disa tentativave, u pa se tërheqja e anijes 61 metra të gjatë ishte e pamundur.

Vendimi për mbytjen e saj u mor pasi mjeti lundrues nuk kishte drita dhe konsiderohej si një rrezik për anijet e tjera. Ajo ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej një kilometri në orë, në një rrip detar të lundrueshëm midis SHBA-ve dhe Kanadasë.

Në 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 sipas shkallës rihter tronditi Japoninë, duke shkaktuar krizën më të rëndë bërthamore në kohë paqeje që prej incidentit famëkeq të Çernobilit në vitin 1986.

SHPËRNDAJE