Shkencëtari amerikan, Paul Baran, puna e të cilit në vitet 1960 dha një kontribut thelbësor në krijimin e internetit, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

Baran ishte i pari që hodhi idenë e ndërtimit të rrjetit të komunikimeve mbi bazën e një serveri, nga i cili do të kishin akses të gjithë njerëzit që dispononin një kompiuter dhe jo vetëm ata midis një qarku të mbyllur.

Ai luajti një rol shumë të rëndësishëm edhe në transformimin e teknoligjisë ushtarake të Luftës së Ftohtë, në diçka konkrete për të gjithë si web-i.

Presidenti George W.Bush e nderoi shkencëtarin e shquar me medaljen më të lartë të meritave që u jepen civilëve, gjatë presidencës së tij.

84-vjeçari ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni, si rrjedhojë e komplikimeve nga një tumor në mushkëri.

SHPËRNDAJE