SHBA, milioneri vret veten në sallën e gjyqit

Një milioner amerikan ka vrarë veten duke pirë një pilulë në sallën e gjyqit pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për djegien e shtëpisë së tij me vlerë 3.5 milionë dollarë.

53-vjeçari Michael Marin u pa i shokuar kur u dha verdikti dhe nga pamjet duket se fut një pilulë në gojë e më pas pi pak ujë për ta gëlltitur. Disa minuta më vonë rrëzohet në tokë duke u dridhur.

Marin u dërgua me urgjencë në një spital të Feniksit, në Arizona, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Milioneri rrezikonte 16 vjet burg për djegien e shtëpisë së tij në vitin 2009 pasi nuk e shiti dot në një ankand bamirësie. Zjarrvënia e qëllimshme në Arizona dënohet po aq rëndë sa edhe vrasja e shkallës së dytë. Prokurori doli në përfundimin se Michael i vuri zjarrin shtëpisë sepse nuk mund të paguante dot më hipotekën.

Michael Marin ishte baba i dy fëmijëve dhe tashmë do kryhen analizat toksikologjike në trupin e tij.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni