Në vitin 2013, është e mundur të nisë Lufta e Tretë Botërore. Sipas njërit prej analistëve kryesorë ekonomikë, Charles Nenner, Lufta e Parë Botërore ishte strategjia amerikane për ta kapërcyer krizën ekonomike. Lufta është e vetmja mënyrë për të bërë ndryshime në një kohë të shkurtër.
Lufta e Dytë Botërore zgjati gjashtë vjet dhe përmbysi rendin e vjetër botëror. Në vitet tridhjetë të shekullit XX askush nuk do të besonte se pas luftës bota do të jetë dypolare dhe se perandoritë koloniale do të humbasin territoret e tyre jashtë shtetit. Pasojat e mos vazhdimit të Luftës së Dytë Botërore ndjehen edhe sot. Teoria se për krijimin e Rendit të ri Botëror nevojitet Lufta e Tretë Botërore, nuk është tërësisht absurde, shkruajnë mediat polake.

Buxheti amerikan i mbrojtjes i këtij viti është 670 miliardë dollarë. Me këto para Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë në gjendje të jetojnë të qeta për dhjetë vjet. Më shumë se 117 miliardë dollarë amerikanët i shpenzojnë për operacionet jashtë shtetit.

Përkundër përpjekjeve të fuqishme për të ruajtur imazhin në media si “çlirimtarë të popujve të shtypur dhe sjellës të demokracisë”, arsyet kryesore të luftës janë kontrolli i rezervave të naftës në Lindjen e Mesme. Pengesa kryesore për të përfunduar këtë dominim mbetet Irani.

Tashmë po shihen shenjat e para të përgatitjeve për luftë. Transportuesit e aeroplanëve amerikanë janë të grupuar nëpër ngushticën e Hormuzit. Izraeli ka shpallur gatishmërinë e saj për të bombarduar objekteve bërthamore në Iran. Arabia Saudite rigrupon tanket pranë kufijve me Iranin. Iraku është tashmë në rrëmujë dhe si shtet duket pak më mirë se Somalia, pra është shtet anarkik.

Nëse ndodhë lufta, sigurisht se edhe Rusia do të kyçet. Rusët janë të vetëdijshëm se aftësitë e tyre ushtarake kanë rënë në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, menjëherë pas dobësimit të Bashkimit Sovjetik. Sipas llogaritjeve, nga 24 mijë kompani ushtarake, kanë mbijetuar vetëm 1 200 sosh.

Por, pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit, rindërtimi i statusit të Rusisë si superfuqi nuk duket i vështirë. Ata kanë ngritur distrikte të integruara ushtarake në Perëndim, në Jug, në Evropën Qendrore dhe Lindore. Menaxhimi i Forcave të Armatosura është reduktuar përgjysmë dhe, në vend të regjimenteve të mëparshme, ushtria është organizuar në njësite mobile. Sot Rusia ka mbi 100 njësi të tilla.

Në 10 vitet e fundit Rusia ka krijuar baza të mëdha ajrore me infrastrukturë moderne. Ka pasur 28 modernizime të njëpasnjëshme të aeroporteve. Që nga viti 2007 Putini ka rifilluar fluturimet në zonat strategjike me të ashtuquajturat patrullat luftarake. Që nga 1 dhjetori 2011, në shërbim të Rusisë ka forca të reja të sigurisë dhe të mbrojtjes ajrore.

Kontratat shtetërore të mbrojtjes janë rritur nga viti 2006 deri në vitin 2010 me gati 50 për qind, ndërsa industria ruse e armëve ka paraqitur disa risi teknologjike, si gjeneratën e pestë të sulmuesve T-50 dhe helikopterët Ka-52 (Aligator), si dhe ka ridizajnuar nëndetësen nukleare Yasen.
Rusët zyrtarisht raportojnë se deri më 2020 do të kenë 28 nëndetëse të reja, 50 anije, 600 aeroplanë, më shumë se 1.000 helikopterë, 2300 tanke, 28 sisteme kundërajrore S-4000 dhe dhjetë brigada të sistemit mbrojtës Iskander. Rusia nuk do të harrojë po ashtu kapacitetet e saja bërthamore.

Në shekullin XXI lufta mund të bëhet edhe me mënyra të tjera, përveç përdorimit të bombave atomike.

Shkatërrimi i Sigurt Reciprok, apo MAD, ka zvogëluar gjasat për përdorim të armëve të tilla. Por, është e sigurt që lufta mund të shpërthej në hapësirë. Vetëm Rusia deri më 2020 do t’i lansojë 100 satelitë ushtarak. Konkurrentë të kësaj lufte mund të jenë SHBA, Kina, Rusia dhe ndoshta India.

Irani dhe sulmi kundër këtij shteti mund të jetë fitili i një konflikti shumë më të gjatë.

SHPËRNDAJE