Sharapova, është në rrugë të mirë për të kompletuar grand-slamin e parë të karrierës. Ajo ka mposhtur Petra Kvitovan në gjysmëfinale në Roland Garros, për të kaluar në finalen e madhe të këtij turneu prestigjioz. Pas këtij triumfi, Sharapova ka siguruar dhe pozitën e parë në ranglistën botërore. Sharapova dominoi ndaj Kvitovan, të ciline mposhti me rezultat 6:3 dhe 6:3 për të arritur kështu pos finales edhe në vendin e parë të ranglistës së tenisteve më të mira në botë. Tani tenistja numër një, në finale do ta ketë përballë Sara Erranit, e që në rast fitore do të jetësohet ëndrra e saj për të fituar së paku nga një herë në katër grand slam.

SHPËRNDAJE