Për ”Kicker” është e qartë: Shaqiri vjen në Bayern

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është duke insistuar që gjatë verës në “Alianz Arena”, të sjell yllin e Baselit, shqiptarin Xherdan Shaqirin.
Revista gjermane “Kicker”, shkruan të hënë se “bavarezët” gjatë verës do të blejnë 20 vjeçarin e Baselit. Krerët e klubit më të suksesshëm gjerman, ka kohë që janë duke bërë përpjekje që të marrin shërbimet e mesfushorit shqiptar, i cili po shkëlqen tek skuadra e Baselit.

Raportohet se Bayern do të mund të blej reprezentuesin shqiptar të Zvicrës për çmimin 10-12 milionë euro. Mësohet se drejtuesit e Bayernit shqiptarin e llogarisin si zëvendësues të duhur për Arjen Robbenin apo Franck Riberyn.

Shaqiri i lindur në Gjilan, kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera të mëdha.

SHPËRNDAJE