Holanda është para eliminimit në “Euro 2012”, ndërkaq për këtë fakt po fajësohet ylli i Bayern Munchen Arjen Robben. Sipas shefit të Baselit, Bernhard Heusler, Xherdan Shaqiri nuk do ta ketë fare problem ta eliminoi Robbenin te Bayerni.

Për kryetarin e FC Basel, futbollisti i deridjeshëm i skuadrës së tij, Xherdan Shaqiri nuk do të dëgjoi fare për konkurrenti kryesor te skuadra e tije re, Bayern Munchen. Shaqiri dhe Robbeni luajnë në të njëjtin pozicion, sigurisht e një rivalitet i nxehtë mes tyre është i pashmangshëm, ka thënë ai për Blick. Por unë guxoi të deklarohem se Shaqiri do të mbizotëroi kundër tij”, citohet të ketë thënë, Heusler. Ai thotë se futbollisti shqiptar ka një forcë unike që e dallon nga të tjerët. “Robben është ndër lojtarët kryesor të Holandës, ndërkaq ata pësuan humbje nga dy takime, që tregon edhe forcën që ka Robbeni”, ironizoi ish shefi i Shaqirit, për të shtuar më pas. “Ende trajneri nuk i ka parë nga afër të gjitha cilësitë që posedon Shaqiri. Besoi se së shpejti do të prononcohet edhe ai”, ka deklarua Heusler. Numri një i kampionit zviceran më pas ka thënë se është i kënaqur me ndeshjet që po zhvillohen në kampionatin evropian “Euro 2012”. Ndërkaq ka lavdëruar sulmuesin e Bayernit, Mario Gomez. “Golat e Gomezit ishin të rezultat i formës perfekt dhe përformancë të lartë. Zvicra në këtë kampionat evropian nuk ia doli të siguroi pjesëmarrjen, ndërkaq Heusler nuk dëshiron të jep prognoza se cila përfaqësuese mund të jetë fituese në fund të këtij evenimente. “E rëndësishme është se po zhvillohen lojëra të pëlqyera, ndërkaq është vështirë të përcaktohet se kush do të shpallet kampion i ri i këtij kampionati. Unë po kënaqem me këto lojëra dhe shpresojmë që deri në përfundim të ‘Euro 2012’ do të jetë në këtë nivel”, përfundoi Heusler.

SHPËRNDAJE