Xherdan Shaqiri ka thënë se ai është shumë i lumtur te klubi i tij aktual duke shtuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij pasi për të janë në garë shumë klube Europiane.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë jam te Baseli, dua ta fitoj kampionatin me këtë klub dhe gjithashtu me këtë klub jam në Ligën e Kampionëve”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen time, por Baseli është një klub i mirë për mua”, tha Shaqiri për Goal.com

SHPËRNDAJE