Dy futbollistët shqiptar nga Kosova me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë në mesin e 10 yjeve të reja të Bundesligës, të përzgjedhur nga e përditshmja gjermane Bild. Shaqiri mëton trofeun me Bayern Munchenin, derisa Xhaka kërkon të lë gjurmë te skuadra e Borusia Monchengladbach.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët deri dje ishin pjesë e skuadrës së Baselit dhe ndër më të merituarit që kjo skuadër dominoi në futbollin zviceran. Falë paraqitjeve impresive të tyre, Baseli në vitet e fundit është shpallur kampion i shtetit, derisa në edicionin, që i ishte i fundit për dyshen e futbollistëve kosovar, Baseli rrëmbeu edhe Kupën e Zvicrës. Por paraqitjet tyre në Ligën e Kampionëve, kur ia dolën të kalojnë edhe fazën e grupeve, bëri që pikërisht këta dy futbollist të bie në sy të skuadrave të mëdha gjermane. Gjiganti evropian, Bayern Munchen ia kishte vënë syrin shtatshkurtrit, që në Zvicër Xherdan Shaqirin e thërrasin “Xhuxhi Magjik”, derisa Granit Xhaka që dallohet me elegancën e tij kur mban topin në qendër të mesfushës por edhe për lojën mjaftë të mirë defensive u vërsulën disa skuadra, e që në fund me fatlumja ishte ajo e Borussia e Monchengladbach. Tani kur kampionati evropian ka përfunduar dhe e gjithë vëmendja është rikthyer te kampionatet nacionale, padyshim se ndër ligat më prestigjioze vlerësohet edhe ajo e Bundesligës, ku do të fillojnë aventurat e tyre dy yjet futbollit shqiptar. Kategoria e parë gjermane vazhdimisht ishte ndër më të mirat dhe e vlerësuar lartë edhe për shikueshmërinë në stadiume, ndërkaq fakti që nga edicioni i ri Ligës së Kampionëve do të rritet numrin nga tri skuadra në katër në këtë garë, e bënë më të vlerësueshme këtë ligë që është gjithnjë në rritje.
Tani kur kanë mbetur rreth 1 muaj e gjysmë deri në fillimin e sezonit të ri në Bundesligë. Tifozët e klubeve gjermane tanimë janë të etur për të parë fytyrat e reja që do të jenë pjesë e kësaj lige. Për të parë futbollistë të ri, në klubet që vazhdimisht mëtojnë freskimin me fytyra të reja sigurisht se duhet shpenzuar edhe shuma të konsiderueshme të parave. Në përgjithësi Bundesliga deri më tani ka shpenzuar 134 milionë euro për transferime, derisa Byern Munchen i prin listës me 29.3 milionë euro shpenzime për transferime. Pas gjigantit bavarez, Wolfsburg është ekipi i dytë që ka shpenzuar më së shumti para për transfere , 23 milionë euro, kurse Gladbach i Xhakës, është klubi i tretë me radhë që ka shpenzuar 19 milionë euro për t’u përforcuar.
Ndërkaq si çdo herë e përditshmja prestigjioze gjermane, Bild.de, edhe këtë herë ka zgjedhur 10 yjet e mundshme të Bundeligës. Në mesin e këtyre favoritëve të bien në sy edhe emrat e Shaqirit e Xhakës, që me të drejt presim të shkëlqejnë në këtë konkurrencë, madje që të dytë presin të lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve. Bayern Munchen shpenzoi 11.6 milionë euro për ta transferuar Xherdan Shaqirin nga Baseli në “Allianz Arena”, derisa Granit Xhaka është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Monchengladbachit. Këta të fundit kanë shpenzuar 8.5 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij. Pikërisht duke e ditur vështirësitë që mund ti hasin në Bundesligë për shkak të konkurrencës së madhe, si Shaqiri ashtu edhe Xhaka kanë refuzuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike me Zvicrën, pasi dëshirojnë të zënë vend e posaçërisht të lënë gjurmë në ekipet e tyre të reja Bayern Munchen, respektivisht Monchengladbach. Pos tyre në Bundesligë këtë vit ka kaluar edhe një tjetër futbollist nga Kosova, i cili hapat i parë i mori në Zvicrës, Adrian Nikçi, nga Cyrihu kaloi tek Hanoveri, i cili gjithashtu ka mundësi të luajë në ligat evropiane përkatësisht, Europa Ligë.
Krahas dy futbollistëve shqiptar, sipas Bild si yje të rijnë të Bundesligës janë edhe; Bas Dost (Wolfsburg), Mustafa Amini (Borussia Dortmund), Felipe (Hannover 96), Alvaro Dominguez ( Monchengladbach), Junior Fernandes (Bayer Leverkusen), Hiroshi Kiyotake (FC Nurnberg), Artjoms Rudnevs (Hamburger SV), Theodor Gebre Selassie (Werder Bremen).

SHPËRNDAJE