(AIK-Presheva Jone)

 

Ylli i muzikës pop, Shakira dhe i dashuri i saj argjentinas kanë vendosur që t’i japin fund marrëdhënies së tyre 11-vjeçare, raportoi mëngjesin e sotëm “Daily Mail”.

Çifti është ndarë në fakt që në muajit gusht, por e kishin mbajtur të fshehtë deri tani. Pavarësisht këtij fakti, Antonio de la Rua do të vazhdojë të mbetet njeriu i besuar i kolumbianes dhe do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e saj në biznes.

”Gjatë 11 viteve tona të përbashkëta e kemi dashuruar njëri-tjetrin thellësisht, jemi përkujdesur për secilin dhe kemi qëndruar gjithmonë praën njëri-tjetrit”, deklaruan ata në faqen e tyre të përbashkët.

”Këto kanë qënë vitet më të bukura të jetës sonë, ndërsa miqësia jonë mbetet jashtëzakonisht e ngushtë, ashtu si mirëkuptimi dhe afrimiteti”.

De la Rua është djali i një ish-presidenti argjentinas. Një burim pranë tij bëri me dije se tashmë ai është zhvendosur në Paris. Në vitin 2009, 33-vjeçarja përsëriti disa herë se dëshironte të bënte fëmijë me të dashurin e saj.

SHPËRNDAJE