Në shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, sot është mbajtur akademi përkujtimorë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së  Shaip Mustafës.Në këtë akademi përkujtimore u bë edhe promovimi i veprës monografike “Shaip Mustafa-Presheva në dokumentet arkivore” të autorit dhe publicistit Hasan Emurllahu, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

Preshevë,22 qershor

 

 

Në këtë akademi  përkujtimore deikuar patriotit dhe veprimtarit tonë të shquar nga Presheva Shaip Mustafa, morën pjesë  shumë historianë, gjuhëtarë dhe personalitete të tjera të shquara  të kulturës dhe hositrioisë nga Kosova, Maqedonia dhe të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, si  dhe mysafire e ftuar  speciale ishte e bija e Shaip Mustafës, Teuta Musta, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

Hapjen e këtij promovimi e bëri Kryetari i Kuvendit të Komunë së Preshevës Ramiz Latifi i cili i përshëndeti të pranishmit e familjarët e tij. Kryetari i Kuvendit tha se veprimtari Shaip Mustafa tërë jetën ia kushtoi kauzës së kombit tonë. Ndërkaq Abdurrahaman Zylfiu, historian elaboroi tërë biografin e veprimtarit të shquar Shaip Mustafa që nga rinia e deri në vdekje. Zoti Zylfiu theksoi se dita e sotme është një ngjarje historike e kombit tonë. Tubimin e përshëdeti edhe z.Galip Beiqi, kryetar i Keshillit Nacional Shqiptar.

Akademinë përkujtimore u përshëndet nga disa pjesëmarrës, kurse të   pranishmit i përshëndeti me emocione e bija Teuta Mustafa, e cila në fjalën e saj evokoi kujtimet më të dashura që kishte për të atin e saj dhe foli për veprimtarinë atdhetare e patriotike të babit i cili ,siç tha ajo,tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.

 

Ndërkaq në vazhdim të kësaj akademia përkujtimore,para të pranishmëve foli edhe autori i librit publicist dhe shkrimtari Hasan Emurllahu,i cili aktualisht veprimtarinë e tij publicistike e zhvillon në Kosovë. Emurrllahu tha në fjalën e tij, se tani personaliteti mbi Shaip Mustafën   ndjehet më i plotë me daljen në dritë të këtij libri,sepse  përmes tij hidhen në dritë vlerat dhe veprimtaritë e një njeriu me vlera dhe atribute të mëdha atdhetare për tërë kombin tonë shqiptar.

 

Autori i këtij libri Hasan Emurllahu dhuroi edhe një komplet librash me këtë monografi  mbi Shaip Mustafën dhe veprën e tij kombëtare Agjencisë Informative “Presheva jonë” dhe përshëndeti lexuesit e kësaj faqeje.(a.i.& k.m.)

 

 

 

 

SHPËRNDAJE