“Ky skenar është përgatitur që të krijohet « hapësira » që personat e dënuar të arratisen, dhe në mënyrë dhe në këtë mënyrë ta « arsyetojnë » këtë aktgjykim politik. Ky proces i montuar, është dështim i drejtësisë, e cila si në shumë raste tjera ndaj shqiptarëve ka qenë selective. ..” është përgjigjur për Agjencinë Infromative Kombëtare “Presheva Jonë” njeriu numër një i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi

Bujanoc, 22 janarv / AIK-Presheva Jonë

“Vlersoj se aktgjykimi i Gjykatës speciale të Beogradit ndaj 9  shqiptarëve është i motivuar politikisht dhe si i këtillë aspolutisht i papranueshëm. Ky konstatim mund të mbështet në faktin se mungojnë çfarëdo prova materiale në të cilat duhet të mbështetet një aktgjykim i drejtë. Ai është i mbështetur në fakte të konstruktuara, dhe në « dëshmitë » e dëshmitarëve, respektivisht në kujtesën e tyre për ngjarjet për të cilat kanë dëgjuar tregime…” është përgjigjur për Agjencinë Infromative Kombëtare “Presheva Jonë” njeriu numër një i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, kretar due folur rreth verdiktit e djeshem te gjkates srbe ne Beograd kuder nente shqiptareve te Kosovës Lindroe Në vazhdim z.Kmaberi pohon  se ky skenar është përgatitur që të krijohet « hapësira » që personat e dënuar të arratisen, dhe në mënyrë dhe në këtë mënyrë ta « arsyetojnë » këtë aktgjykim politik. Ky proces i montuar, është dështim i drejtësisë, e cila si në shumë raste tjera ndaj shqiptarëve ka qenë selective.

“Refleksionet politike të këtij aktgjykimi, sigurisht që do të tensionojnë situatën në Luginë të Preshevës, ndërkohë që politika serbe, duke inkriminuar shqiptarët për krime, tenton që të diskreditojë edhe kërkesat e tona politike, në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. Fakti se drejtësia selektive serbe edhe më tutje refuzon zbardhjen e krimeve ndaj shqiptarëve të Luginës, edhe më shumë shpreh dyshim në motivimet politike të këtij vendimi në prak të fillimit të bisedave Prishtine-Beograd…” është shprehur për AIK “Presheva Jonë” kryetari komunës së Bujanocit z.Beqiri

SHPËRNDAJE