Le të më thotë dikush, sa rrugë  apo sheshe, sot mbajnë emrat e shqiptarëve në Serbi,  për shembull kah Vranja apo Leskoci, sigurisht se nuk ka dhe tash unë nuk e kuptoj këtë shqetësim të disa disa kolegëve tanë serbë këtu në Bujanocin e banuar me shqiptarë etnik ?!… ka pohuar z.Kamberi për agjencinë « Presheva Jonë » duke shtuar se “kur Skenderbeu nuk i pengon sot Zvicrës apo Evropës, nuk di pse disa serbëve mund t’i pengoj kjo..” ?!

 

Bujanoc, 8  janar /AIK-Presheva Jonë

 

z. Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, duke komentuar seancën e fundit rreth emrërimit të rrugëve në Bujanoc të cilët komunë ai e drejton qe dy vjet, ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » se « Komuna jonë nuk ka marrë vendim për ndryshim të emrave të rrugëve të qytetit, por vetëm është vërtetuar propozimi i cili do të kaloj më pastaj  në Ministrinë për vetqeverisje dhe vetadministrim lokal në shqyrti, ku pas kësaj Kuvendi do të miratojë propozimin tonë.. »

Sipas njeriut numër një të komunës së Bujanocit z.Kamberi “emërtimet  e 17 rrugëve  të qytetit tonë janë miratuar, mirëpo vetëm katër prej tyre ende janë diskutabile dhe se pluhur nga disa politikaj dhe media serbe nuk ishte i nevojshëm, reagime keto të cilat nuk janë shenja të mira për bashkëjetesë  apo demokracinë e rajonit. ”

Në vazhdim kryetari Shaip Kamberi për agjencinë « Presheva jonë » ka pohuar se “ne nëse jetojmë në një vend demokratik, duhet të mësohemi me këto procese dhe t’i  japim prioritet dhe shansë tolarancës dhe dialogut dhe cdo problem mund të tejkalohet  pa zhurmë dhe etiketime, fundja ne nuk kemi kërkuar që rrugët e heronjëve apo shkrimtarëve shqiptarë të emërohen dikund në Beograd apo Nish, por thjesht në vendin tonë..Le të më thotë dikush, sa rrugë  apo sheshe, sot mbajnë emrat e shqiptarëve, jo në qendër të Serbisë, por këtu dikund më afër nesh, për shembull kah Vranja apo Leskoci, sigurisht se nuk ka dhe tash unë nuk e kuptoj këtë shqetësim të disa disa kolegëve tanë serbë ?! »

“Kur Skenderbeu nuk i pengon sot Zvicrës apo Evropës, nuk di pse disa serbëve në Bujanoc mund t’i pengoj kjo..”, ka phura në fund  z.Kamberi për agjencinë « Presheva Jonë »

SHPËRNDAJE