Shaip Kamberi në Llucan: Fshatin do ta shëndrrojmë në qytet përmes infrastrukturës

Instalimi i shtrirjes së gypave të kanalizimit në një pjesë të Fshatit Llucan është iniciuar nga vetë banorët e këtij fshati, të cilët kanë gjetur edhe një mbështetje të madhe edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit. 

 

Shkruan: Valon BEGZADI

 

Bujanoc, 6 prill / AIK-Presheva Jonë

 

            Instalimi i shtrirjes së gypave të kanalizimit në një pjesë të Fshatit Llucan është iniciuar nga vetë banorët e këtij fshati, të cilët kanë gjetur edhe një mbështetje të madhe edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit.

Të pranishëm gjatë fillimit të punimeve ishin udhëheqësit më e lartë e pushtetit lokal si Shaip Kamberi, kryetar i komunës, kryetari 5 Kuvendit Jonuz Musliu, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ndërtimtari Driton Rexhepi si dhe funksionar të tjerë e natyrisht nuk munguan as vetë qytetarët e fshatit Lluçan.

Në një pjesë të fshatit Lluçan ka filluar sot instalimi i rrjetit të kanalizimit me gjatësi rreth 800 metra. Një pjesë e realizimit te këtij projekti është bërë nga vetë banorët e fshatit, kurse pjesën më të madhe financiare e ka mundësuar komuna e Bujanocit. 

Nga buxheti i komunës së Bujanocit është mundësuar blerja e gypave me vlerë prej 17 mijë euro, kurse shpenzimet e punës janë mundësuar nga një pjesë e banorëve të fshatit Llucan të cilët kanë grumbulluar mbi 10 mijë euro dhe sipas kryetarit të bashkësisë lokale të këtij fshati Ridvan Isufit shuma e përgjithshme e këtij projekti është mbi 27 mijë euro.

            Të pranishëm gjatë fillimit të punimeve ishin udhëheqësit më e lartë e pushtetit lokal si Shaip Kamberi, kryetar i komunës, kryetari I Kuvendit Jonuz Musliu, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ndërtimtari Driton Rexhepi si dhe funksionar të tjerë e natyrisht nuk munguan as vetë qytetarët e fshatit Lluçan.

            Ndërkohë drejtori i Direksionit, Driton Rexhepi theksoi se banorët e këtij fshati do të kenë përkrahjet tona si dhe ky nuk është projekti i fundit por do të ketë edhe projekte të tjera ne te ardhmen.

 

 

Punëkryerës i këtyre punimeve është kompania “Shera Beton” nga Rainca dhe sipas shefit të kësaj kompanie Sedat Sherifi, punimet e filluar sot do jetë e mundur që brenda një jave do të përfundojnë, ndërsa Nebi Veseli nga fshati Llucan duke faliminderuar pushtetin lokal theksoi rëndësinë e instalimit të rrjetit të kanalizimit.

            Fshati Llucan I komunës së Bujanocit ka 250 shtëpi me rreth 1500 banorë, ndërsa në këtë rrjetë kanalizimi do të I mundësohet që të kyçen një pjesë e madhe e shtëpive. 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni