SHAIP KAMBERI: Më mirë në opozitë kokën lartë, se sa në pozitë të nënshtruar

Shaip Kamberi, ish-kryetar i Bujanocit,  dje i ka dorëzuar celësat e zyrës së kryetarit të komunës,. Tash, pas 6 majit pas zgjedhjeve në Serbi, tash në Bujanoc kemi një frymë dhe atmosferë të re politike, ku për dikë duket fitore e për dikë humbje. Pra, për dikë u qel havaja e për dikë u qel toka..

Bujanoc, 15 qershor
Se si e komenton ketë ndryshim në Bujanoc me një pushtet “multietnik” ai në vend të përgjigjes për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” citon një thënje të Sokratit se “për tu përgjigjur në pyetjen tuaj do të shërbehem me një fjalë të Sokratit  në ditën e gjykimit të tij me vdekje ishtge shprehur « Unë zgjodha rrugën e vdekjes, ju atë të jetës. Cila është më e  mirë, një Zot e di. Konform kësaj them se në zgjodhëm rrugën e opozitës, kondrejt rrugës së një pozite të nënshtruar. ». Kamberi, rreth “blerjes” së këshilltarëve deri në 30 mijë euro, pohon se “Trafikimet e influencës qoftë me para apo me  premtime për  funksione apo vende pune janë realiteti i ri i këtyre zgjedhjeve. “
Presheva Jonë: Z. Kamberi, keni dorëzuar celsat kryetarit të ri z.Arifi,  tashmë jeni edhe zyrtarisht në opozitë.  Tash e tutje, në cfarë  do të përqëndroheni si subjekt i fuqishëm në  Bujanoc ?
Shaip KAMBERI:  Bashkë me këshilltaët e dy partive tjra (LPD e UDSH) me të cilët përbëjmë  shumicën shqiptare në Kuvend, ne do të fokusohemi  në dhënien e konstributit tonë  për mbrojtjen  dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Bujanoc. Natyrisht, ne do të angazhohemi në  realizimin e objektivave të programeve tona partiake, por, nuk do të pengojmë  asnjë iniciativë për hapjen e 2 mijë vendeve të punës  çfarë është premtuar në fushatrën zgjehdore të pozitës.
Presheva Jonë: Në Bujanoc pas zgjedhjeve u fol e u përfol herë për atë se humbi, e herë fitoi Bujanoci që shpesh u apelu që të ruhet  Bujanci ne duart e shqiptarëve. Tash me këtë qeveri, pushtet të ri lokale mund të themi se Bujanoci u ruajtt ashtu siq u apelua ?
Shaip KAMBERI:  Për tu përgjigjur në pyetjen tuaj do të shërbehem më një fjaklë të Sokratit  në ditën e gjykimit të tij me vdekje.në këtë fjalim, i cili llogaritet ndër 10 më të famshmit në botë, Sokrati, akuzuesve të vet i kishte thënë : «  Unë zgjodha rrugën e vdekjes, ju atë të jetës. Cila është më e  mirë, një Zot e di », Konform kësaj them se në zgjodhëm rrugën e opozitës, kondrejt rrugës së një pozite të nënshtruar.
Presheva Jonë: Dihet se ne Bujanoc viteve të fundit janë bërë zhvillimeve, perparime sidomos ne askeptin e infraskturës. Mendoni kjo tempo do të ruhet tash me qverinë ere lokale ?
Shaip KAMBERI:  Nëse bazohemi në premtimet parazgjedhore të pozitës aktuale, Bujanoci është në prag të lulzimit të vet. Ne presim nismat për 2 mijë vende pune, për lirim nga gjitha taksat të qytetarëve dhe për lulzim të biznesit lokal.
Presheva Jonë: Krahas probleme ekonomke e sociale shqiptaret e Bujanocit ballafqohen edhe me probleme të natyrës politike përballë diksimnimit të Beogradit, siq janë rastet e fundit të arrestimeve, burgosjeve, proceseve të montuara, sulmi në Dobrosin..Si i vlerësoni keto zhvillime  dhe mendoni se kjo situatë nëse vazhdon  mund të dal jashte kontrollit ?
Shaip KAMBERI:  Politika e Serbisë ndaj shqiptarëve po ridëshmohet me shembuj konkret të  manifestimit të dhunës. Arrestimet e fundit, që ishin arbitrare dhe trishtuese, ridëshmojnë  faktin se si do të sillet Serbia edhe në të ardhmen ndaj shqiptarëve, posaçërisht kur kemi para sysh faktin se  resorin e policisë do ta mbajë Ivica Daçiq dhe SPS e tij. Përsëritja e arrestimeve të këtilla brutale  dhe arbitrare, qëlllimi i cë cilës është që duke shkaktuar frikë të shpërngulin qetas shqiptarët nga  ky rajon, pashmangshmëm do të tensionojnë situatën.
Presheva Jonë: Në disa media u fol e u përfol se eshte tentuar blerja e keshlltarëve madje edhe deri ne 30 mijë euro..Sa qendrojnë ato  dhe mund të thuhet se  “multietniciteti » ne Bujanoc mund të vazhdoj me dy situata te kundërta me shqiparë të diskrminuar dhe serbë të avancuar ?
Shaip KAMBERI:  Trafikimet e influencës qoftë me para apo me  premtime për  funksione apo vende pune janë realiteti i ri i këtyre zgjedhjeve. Megjithate, në si parti, kemi pranuar  rezultatin e zgjedhjeve, menjëherë pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga Komisioni komunal.   Marrëveshjet paszgjedhore kanë krijuar një presedan të ri në Bujanoc i cili në të ardhmen do t’i krijojë vështërsi shqiptarëve në konstituimin e pushtetit vendor.  Edhe në të kaluarën, 2002, 2006 dhe 2008  subjektet shqiptare kanë patur  koalixion për bashkëqeverisje me ato serbe. Por, asnjëherë më parë  shumica në Kuvend nuk është varur nga votat e serbëve. Gjithmonë 23 këshilltarë shqiptarë kanë qenë në koalicion me disa të tjerë nga radhët e serbëve.  Kësaj radhe, presedani i ri ka krijuar situatën në të cilën, qeveria komunale,  asnjë vendim nuk mund ta marrë pa koncensus me serbët. Aq më tepër, kësaj radhe pakica shqiptare prej 12 këshilltarëve kanë koalicion me ata që përfaqësojnë shumicën serbe, 9 këshilltarë, të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste grupit joformal Shën Apostujt Petard he Pavle dhe Grupit  qytetar  S. Arsiq, duke lënë në opozitë 18 këshilltarët shqiptarë nga PVD, LPD e UDSH.  Çka do të sjellë kjo situatë në të ardhmen dhe si do të sillet pozita në Bujanoc në rast të fillimit të bisedave për Veriun e Kosovës, një Zot e di.
Presheva Jonë : Nejse, megjithate  edhe pse humbët zgjedhjet, nuk humbët bash krejt,  jeni pak me fitim, kur kemi parasysh se  koalicioni juaj fitoi duke siguaraur që Lugina e  Preshevës të kenë përfaqësuesin e vetë në parlamentin serb ne Beograd. Cfare don të thotë kjo ?
 
Shaip KAMBERI:  Mendoj se është pozitiv fakti që shqiptarët të përfaqësohen nga një deputet në parlament. Kjo ridëshmon politikën tonë konstuktive që ka për qëllim krijimin e stabilitetit në rajon, krahas asaj serbe e cila çdo herë nxitë konflikte dhe tensione. Përfaqësuesi jonë  do të  ketë mundësi  të kontaktimit  të drejtpërdrejtë me miqtë ndërkombëtarë dhe të animojë ata për të qenë më shumë prezent në Luginë të Preshevës.

8 Komente

  1. drini, June 15, 2012:

    gjuha shkon,ku dhembe dhomi

  2. Dardani, June 15, 2012:

    Pershendetje zoti Kamberi,

    Vetem kur lexoj komentet tuaja dhe degjoj mendimet dhe fjalimet tuaja une ndjej qetesi dhe kam deshire te vazhdoj te jetoj ne Bujanoc. Me prezencen tuaj ketu ne Bujanoc une ndjej siguri dhe nuk kam frike se do te na ndodhe dicka e keqe (edhe pse na kthyen mbrapa, me se paku 10 vite). Sepse e di dhe e ndjej se Ju me maturine, mencurine, guximin dhe sigurine qe e shprehni, nuk do te lejoni te na behen me padrejtesi.

    Falenderoj Zotin qe ju kemi! Ju uroj shendet!

  3. Jezui, June 15, 2012:

    “Fali o Shaip, sepse nuk dine se c’bejne”

  4. Meti, June 16, 2012:

    Arkitekt, Kreator, Orator, Ideator…. 
    me qef apo po qef duhet me pranu, se ne Komunen e Bujanocit, Shaip Kamberi 1 dhe i vetmi eshte! 
    Ju lutem… edhe kush mendon se e ka armik… hakun nuk duhet me ja honger! 
    Sa me drejtesi, krenari, maturi, kulture politike i kan pranu rezultatet e zgjedhjeve…. hala nuk po bindeni se cfar klase politike eshte PVD ne Bujanoc! 
    Ore ju qe nuk besoni…. po qenkenit te krisur….. haha Turpi i kesaj toke stergjyshnore! 
    Po kush jeni ju qe po e fyeni dhe po ja jepni turpin SHYPTARISE! … Pse jemi ne Jug te Serbis, ne jemi edhe ne Lindje te Kosoves… po aq me shume JEMI SHQIPETARE BIRE SHQIPTARI… dhe nuk vjen as njeri qe guxon ta leje shumicen shqiptare mbrapa pakices serbe ne Bujanoc! 

    Historija neser do gjykoj… po sigurisht qe pergjegjesin do ta marrin ata qe e perkrahen kete kualicion! 

    ” I rende qofte dheu per tradhtaret e KOMBIT SHQIPTARE” 

  5. meti, June 17, 2012:

    mos u ngutni se ati eshte xhevati i lluqanit se bashku me djalin e vet helpin  si kan vjedh me heret do te vazhdojn 

  6. Meti2, June 22, 2012:

    O ti meti kur ka qen djali i xhevatit kan marr krejt e tash marrin dibidamt edhe pardhangejt qe deri dje skan pas buk me ngi barkin o mut

  7. Lina Pr, June 17, 2012:

    renqethem nga te gjitha keto qe i lexoj une….postin e kryetarit te komunes e fitoi ai te cilin e votuan 5000 votues…si mundeni te flisni tash per kualicionin e formuar me serbet,po a sishit ju ata te paret qe filluat bisedimet fshehtas me serbet….a sishit ju ata te cilet deshet nje kualicion te tille….nuk e dij se si mund te ju vie rend pse Kryetari Mr.Nagipi formoi me serbet,kur ju jeni ata qe e shpiet ne kete vendim,sa leht tash folni per patriotizem.sa leht tash ne menyre indirekte gjykoni njeeriun i cili e meritoi fitoren….por kur ju deshtet me be nje kualicion me serbet pse  kryatari aktul jo….si menduat ju te shkelni vullnetin e 5000 votuesve,ku mendut ju ti hidhni 5000 vota tona,ju kete e pritet,tash vec kqyrni edhe turp eshte te fflitet metej per nje pune qe u pa….kur te gjithe e kuptuan te verteten,kur te gjithe e pane se kush cka eshte….cka bet ju per popullin perpos atyre se cka ju i deshet….sa e sa njerez dertli nuk i pranuat ne zyre…sa e sa familje iken ne shtete te jashtme….sa e sa femije mbeten pa ngrene….sa njerez debuat nga puna vetem se ishin ne partine tjeter,tashme fituese….une kete dite e prita ku lirisht mund te shprehi mendimin tim ndaj kesaj partie….sa e sa here kerkova meshiren tuaj.ndihmen,por ndihme nuk me ofruat….ju jeni ata qe shumicen e larguat nga vetja,,ju jeni ata qe ne ne zgjuat urrejtje….si mundeni te permendeni serb,,kur ju me fakte konkrete  vleresuat serbet SHKINAT,nuke nenvleresuar nenat,motrat tona,shqipetare….komunes tone iu ka dasht nje ndryshim…tash me ka fillu te merr fryme ndryshe,sepse ju e patet ngarku ajrin,,,duke e mbush komunen  perplot me punetore,edhe te gjithe ata punetore ishin ata te cilet i zgjodhet ju….vetem femijet tuaj deshten te hajn apo edhe tanet….jo ju skeni mund te na kuptoni se keni qene te ngopur..e nje fjale thot : i ngopuri nuk ia din te uriturit…..ne jemi krenare qe kemi nje kryetare sic eshte Mr.Nagip Arifi

  8. rrokum, June 20, 2012:

    Marre duhet meju ardh qka keni bo ju PVD i mjer populli ndor te kujt ish kon deri tash,,, per asgje ne jet nuk jam pishman por per qato vota qe jakum dhan PVD per  ato shum jam pishman,,,

Komentoni