Shahini: AKB, pas përkrtahjes në Sloveni, po dëshmohet se jemi partnere e organizatave ndërkombëtare

Konferenca ndërkombëtare “Shteti si pronar-Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat” është mbajtur nën përkujdesjen e Ministrisë së Financave të Sllovenisë në kryeqytetin Lubjanë, më 5 dhe 6 shtator, ku Serbia  refuzoi të prezentonte për shkak Kosovës. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ndërkombëtare nuk i ka pëlqyer Serbisë, delegacioni i së cilës ka bojkotuar takimin.

 

Ljublanë, 5-6 shtaor/ AIK-Presheva Jonë

 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka thënë të premten se qëllimi i kësaj konference, në të cilën kanë marrë pjesë 40 shtete, ishte diskutimi i përparësive të organizimit të pronësisë shtetërore dhe shkëmbimi i praktikave mes shteteve të ndryshme. Sipa z.Shahini AKB, pas përkrtahjes në Sloveni, po dëshmohet se jemi partnere e organizatave ndërkombëtare Sipas tij, pjesëmarrja e AKB-së në këtë konferencë ndërkombëtare ka qenë një rast i mirë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e statutit të ndërmarrjeve publike ne Kosovë.

 

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vleresuar pozitivisht pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare “Shteti si pronar-Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat” në Slloveni, ku ka pasur takime me delegacione nga 15 shtete të botës, ndërkohë që për shkak të pranisë së Kosovës konferencën e bojkotoi Serbia. Konferenca ndërkombëtare “Shteti si pronar-Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat” është mbajtur nën përkujdesjen e Ministrisë së Financave të Sllovenisë në kryeqytetin Lubjanë, më 5 dhe 6 shtator, ku Serbia  refuzoi të prezentonte për shkak Kosovës. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ndërkombëtare nuk i ka pëlqyer Serbisë, delegacioni i së cilës ka bojkotuar takimin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni