Të hënën inspektorët e Trojkës do të rikthehen në Athinë

Sfidat e para të qeverisë greke lidhen me faktin nëse do të jetë në gjendje të rikthejë besimin e qytetarëve të saj dhe investitorëve, për ta çuar vendin jashtë krizës. Kjo qeveri ka premtuar se do të rinegociojë kushtet e masave shtrënguese me ndërkombëtarët, por testi i parë i saj do të jetë ditën e hënë kur inspektorët e Trojkës do të rikthehen në Athinë. Ndërkohë Samaras ka deklaruar se do të ulë menjëherë pagat e të gjithë stafit të tij në masën e 30%.

Pyetja e të gjithëve në Greqi duke filluar nga mediat është e njëjta. A do të jetë në gjendje qeveria e re e Athinës ta cojë vendin jashtë krize? Ndërkohë që qeveria ka premtuar të rinegociojë termat e shpëtimit me ndërkombëtarët disa qytetarë duan të kenë besim.

Nuk i njohim mirë por besojmë se duhet të bëjnë dicka më të mirë se paraardhësit e tyre. Të shohim. Do të jetë një e mirë për tad he për Greqinë. Kjo është, tani na duhet vetëm të presim.

Ekonomisti Vangelis Agapitos është skeptik dhe thekson rëndësinë për një qeveri për të rikhtyer besimin e investitorëve.
Ka pak përjashtime por pjesa më e madhe e zgjedhjeve reflekton partitë politike dhe objektivat personale sikurse presionet nga ana e interesave legjitime dhe kjo nuk më bën shumë optimistë pasi detyra është shumë e vështirë.

Qeveria tripartiake e udhëhequr nga kryeministri Antonis Samaras është shprehur se do të përpiqet të kompletojë mandatin pesëvjecarë. Testi i parë që duhet të kalojë është ajo me trojkën që ditën e hënë do të rikthehet në Athinë. Ndërkohë që kryeministri i ri ka deklaruar se pagat e përfaqësuesve të qeverisë do të reduktohen menjëherë me 30%. Duhet të japim shembullin ka shtuar kreu i qeverisë greke dhe efikasiteti do të jetë fjala kyce për aksionin e qeverisë.

SHPËRNDAJE