Sezoni perfekt i Real Madridit

Jose Mourinho ka ndërtuar një grup të pathyeshëm në kampionat, duke u përmirësuar dukshëm në raport me sezonin e shkuar.

Të paktën, shifrat e publikuara në të përditshmen spanjolle “AS”, mëngjesin e së premtes, nuk lënë vend për dyshim.

Reali ushtron 3% më shumë presion në çdo ndeshje, jep 92 pasime më shumë për takim, ka më shumë pikë (88% të totalit) dhe pa dyshim ka shënuar edhe më shumë gola, 75 të shënuar që në javën e 22.

Ndërsa bilanci i madrilenëve një vit më parë në këtë fazë të kampionatit ishte prej +33 golash, 21 më pak se bilanci i tanishëm prej +54.

Nga ana tjetër, Barcelona është në rënie, me jo vetëm më pak pikë, por edhe më pak presing, më pak kontroll topi dhe pasime. Ndërsa një vit më parë bilanci i tyre i golave në këtë fazë të kampionatit ishte prej +59, aktualisht ata kanë shënuar 47 gola më shumë seç kanë pësuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni