Operatorët shprehen të kënaqur për fluksin kësaj vere

Shëngjini ka tërhequr një numër të lartë turistësh gjatë këtij sezoni turistik , duke lënë lene te kenaqur operatorët turistik, që e konsiderojne këtë verë si më të populluarën. Ky sezon ka përmbushur pritshmëritë e bizneseve, pasi krahas fluksit të madh të pushuesve, zgjatja në kohë e sezonit ka dhënë impakt në rritjen e të ardhurave të tyre. Elementë si pastërtia e ujit dhe rërës, furnizimi pa nderprerje me ujë të pijshëm, energjia elektrike pa ndërprerje dhe shërbimet e ofruara nga komuna cilësohen nga operatorët si çelësi i suksesit të këtij sezoni turistik. Muaji gusht ka sjellë në Shëngjin një numër të lartë pushuesish, e për pasojë duke tejkaluar kapacitetin akomodues në hotelet e zonës.

Pritshmëritë e këtij sezoni veror në Shëngjin janë tejkaluar, dhe sipas kryetarit të komunes Salvador Kaçaj kanë ndikuar ndërhyrjet e realizuara si nga qeverisja vendore ashtu edhe ajo qendrore.

Që nga muaji Maj dhe deri më sot i gjithë bregdeti i Shëngjinit prej 13 km është frekuentuar mesatarisht nga 25 mijë pushues çdo ditë, shifër kjo shumë herë më e lartë se 1 vit më parë. Muaji gusht ka qenë edhe kulmi i këtij sezoni në Shëngjin, ku çdo dite mbi 40 mijë pushues frekuentojnë këtë plazh.

SHPËRNDAJE