Server: Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë

“Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë”, në këtë përfundim arrin analisti amerikan Daniel Server lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

“Plani i Ahtisarit e ofron një status special. Ende nuk kam dëgjuar nga autoritetet e Beogradit, apo të serbëve në veri të Kosovës, se çka do të donin ata në të vërtetë. Ata mbeten të përqendruar në ndarjen e Kosovës, gjë që nuk do të ndodhë”, citohet Server të ketë deklaruar në një intervistë për mediet.

I pyetur se si e sheh “kosovarizimin” e veriut, Server përgjigjet se “duhet të arrihet marrëveshja me Beogradin, se ri-integrimi me pjesën tjetër të Kosovës do të ndodhë, sikur që duhet të përpilohet edhe një plan i përbashkët për ta mundësuar realizimin e kësaj”.

Server, është shprehur se “Kosova duhet ta marrë një plan të heqjes së vizave, nëpërmjet të cilit sa më parë të arrihet liberalizimi i vizave, me kusht që institucionet e saj t’i përmbushin kërkesat”.

“Çdo gjë tjetër do ta dekurajonte ndjenjën pro-evropiane në Kosovë dhe do ta inkurajonte panshqiptarizmin, gjë që unë nuk do të preferoja ta shihja”, ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE