Në mbledhjen e fundit të organizuar nga  Departamenti i arsimit të komunës së Bujanocit me Aktivin e  shkollave fillore në gjuhën shqipe është shprehur brengosja për mosndërmarrjen e masave nga Ministria e arsimit për dhënien e lejes  për përdorimin e teksteve adekuate shkollore të importuara nga shqipëria apo Kosova, duke e cilësuar këtë akt si mungesë të vullnetit politik për zgjidhjen e problemeve shumevjeçare, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Bujanoc, 5 shtaor / AIK-Presheva Jonë

Në mbledhjen e organizuar sot nga  Departamenti i arsimit të komunës së Bujanocit me Aktivin e  shkollave fillore në gjuhën shqipe është anailazuar fillimi i vitit shkollor në shkollat fillore dhe ate të mesme të komunës së Bujanocit, thuhet në komunikatën  lëshuar sot nga Departamenti për arsim në komunën  e Bujanocit. Në këtë takim, qëllimi i të cilit ishte analiza  përgatitjeve paraprake të fillimit të vitit të gjithë drejtorat kan raportuar se nëpër shkolla jan bërë përgatitjet e duhura teknike për një fillim të  mbarë të këtij viti shkollore.  

    Me këtë rastë është shprehur brengosja për mosndërmarrjen e masave nga Ministria e arsimit për dhënien e lejes  për përdorimin e teksteve adekuate shkollore të importuara nga shqipëria apo Kosova, duke e cilësuar këtë akt si mungesë të ullnetit politik për zgjidhjene problemeve shumevjeçare.

Në të gjitha takimet me drejtorat e shkollave në mënyre transparente  ështe biseduar  për;

1.    Monitorimin e proçesit edukativo arsimor;

2.    Për zgjidhjen e problemit të tepricave teknologjike konform ligjit dhe instruksioneve që drejtuesit e shkollave i kan marrur nga ministria e arsimit.

3.    Për ngritjejen e  shkallës së disciplinës në punë të mësimdhënësve dhe ajo e vijimit të rregukllt të nxënësve

4.    Për aplikimin  e institucionit të konkursit për përzgjehdjen e kuadrove profesionale,

5.    Ju ka tërhequr vrejtja drejtorave te zgjedhja e mësimdhënësve se shkollat nuk jan ente sociale por institucione edukative dhe arsimore.

6.    Eshtë biseduar edhe rrethë teksteve shkollore , prolongimin e realizimit të kërkesave dhe masat që do të mirren në shenjë paknaqësie.

Me këtë rast është konstatuar se në asnjë mbledhje, në asnjë takim tjetër nuk është biseduar as për masa të dhunshme e as për angazhimin e individve të caktuar nëpër shkolla.

Qëlimet e ulëta që pretendohen në vazhdimësi të instalohen nga drejtime të ndryshme në favorizim të antivlerave, duhet luftuar përmes veprimeve te pergjegjeshme duke krijuar klimën e avancimit te proçesit edukativo arsimor.
      
Prandaj insinuatat e qëllimkqëia dhe me prapavi  të ulët politike, që vijnë nga disa liderë partiak,  të cilët edhe vetë janë dhe kanë qenë në vendet kyçe, sipas mendim të përbashkët të të gjithë drejtuesve të shkollave, janë të pabaza dhe nuk kan vend në rrugtimin tonë të përbashkët në avancimin e proçesit arsimor.

SHPËRNDAJE