Serbia, tregu i zi i trafikut të organeve njerëzore

Serbia është shndërruar në treg të zi kryesor për shitjen e organeve njerëzore gjatë viteve të fundit, shkruan “International Herald Tribune”, raporton OraNews

“Njerëz të varfër dhe të dëshpëruar shesin në treg të zi organet e tyre, si veshkët dhe organe të tjera përmes internetit, ku trafikantët e këtij biznesi illegal përfitojnë”, shkruan gazeta njujorkeze.

Shkrimi i gazetës fillon me rrëfimin e Pavle Mircova dhe të dashurës së tij Daniela nga Kovin, të cilët kanë shitur veshkat e tyre për 60 mijë euro. Ata kanë sqaruar se këtë hap kanë ndërmarrë për shkak të varfërisë dhe kur Pavle kishte humbur punën dhe nuk kishte arritur që të punësohet sërish.

Ata kanë theksuar se deri tani kishin marrë një ofertë nga një grua në Maqedoni për të blerë një veshkë për 20 mijë euro, si dhe një ofertë tjetër nga Gjermania.

Çifti ka theksuar se nuk shqetësohen dhe frikësohen nga operacioni dhe heqja e organit, por shqetësimi më i madh i tyre është se ata më pas nuk do të kenë para për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Por Spitali Ushtarak në Beograd ka hedhur poshtë pohimet e medias amerikane, duke theksuar se nuk ka mjek në Serbi që kryejnë këto operacioni, apo pacientë të paraqitur për këto dukuri. Milovan, një serb tjetër nga jugu i Serbisë ka nxjerrë veshkën e tij për ti dhuruar një biznesmeni të pasur lokal, me qëllim të realizimit të premtimit për punësimin e tij.

Sipas IHT, transplantimet e organeve bëhen në një spital shtetëror në Beograd, ku pacientët që heqin organet regjistrohen me emra dhe të dhëna të rrejshme.

Vlerësohet se çmimi i veshkës në tregun e zi shkon në 100 mijë euro dhe se në nivel botëror në çdo vit shiten prej 15 deri 20 mijë organe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni