(AIK-Presheva Jone)


Regjimi i udhëtimit pa viza për Serbinë mund të pezullohet në qershor për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve me pasaporta serbe, të cilët kërkojnë azil në shtetet e BE-së, shkruan gazeta serbe “Politika”, duke u mbështetur në burime diplomatike në Bruksel.

Mundësia e suspendimit të përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë do të shqyrtohet më 24 shkurt në mbledhjen e radhës së ministrave të Punëve të Brendshme dhe Jurisprudencës të BE-së, dhe me iniciativë të Francës e Holandës.

Sipas informatave të gazetës serbe, ministrat nuk do të vendosin në mbledhjen e ardhshme për suspendim të përkohshëm, por për mundësinë që suspendimi të aplikohet sipas procedurës së shkurtër, nëse për këtë është e nevojshme.

Arsyeja më e qenësishme për këtë iniciativë janë të dhënat zyrtare më të reja të Eurostatit, agjencisë për statistike të BE-së, në të cilat shënohet rritje të azilantëve nga Serbia në shtetet e BE-së.

Sipas të dhënave të përpunuara, rritja e madhe e numrit të azilantëve është regjistruar vitin të kaluar, përkatësisht 173 % në krahasim me fillimin e procesit të vizave.

SHPËRNDAJE