Presheve, 26 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

 

KUMTESE

 

LKSH: dy vitet e ankthit të madhë
Ardita BEHLULI

 

Sot më 26 Dhjetor 2010, mbushen plot dy vjet qëkur u kidnapuan nëntë djemtë e Preshevës,


AGUSH MEMISHI, FATON HAJDARI,
AHMET HASANI, NAZIF HASANI, SAMET HAJDARI,
FERAT HAJDARI, KAMBER SAHITI,
SELIMON SADIKU dhe BURIM FAZLIU.

Sot mbushen plot dy vjet të një ankthi të madh në tërë Luginën e Preshevës e edhe më gjërë, mbushen plot dy vjet të një pritjeje të madhe për pafajsinë e këtyre djemëve tanë, por në këtë rast “prehja” është se,

 


XHELATI TË AKUZON PËR KRIME LUFTE QË NUK I KE BËRË KURRË DHE PO-NGA I NJEJTI XHELAT DETYROHESH TË PRESËSH TË TË SHPALLË TË PAFAJSHËM.


26 Dhjetorin i vitit 2008, nuk do të mundë ta shlyej nga kujtesa e tij çdokush që veten e quan Shqiptarë, 26 Dhjetorin e vitit 2008 nuk do ta harrojnë kurrë këta nëntë Shqiptarë, nuk do ta harrojnë as nënat e tyre, as baballarët e motrat e tyre, as vëllezërit, as bashkëshortet e tyre e sidomos fëmijët e tyre. Thjeshtë, këtë 26 Dhjetor të vitit 2008 nuk do ta harrojnë as gjithë Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Si mundë të harrohen më tepër se 2600 pjestarë të xhandarmërisë famëkeqe serbe, si mundë të harrohen më tepër se 150 pjestarë të shërbimeve të ndryshme serbe nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja, fundja, si mundë të harrohet dhuna e paparë e këtyre xhelatëve të Beogradit, së pari nëpër shtëpitë e tyre SHQIPTARE a pastaj edhe në burgun qendror të Beogradit.


NË DATËN 26 JANAR 2009 IU VAZHDUA PARABURGIMI PËR DY MUAJ PA ASNJË TË DREJTË NË DATËN 26 MARS 2009 IU VAZHDUA PARABURGIMI EDHE PËR TRE MUAJ TË TJERË SËRISH PA ASNJË TË DREJTË NJË DITË MË PARË DIKUSH NË BEOGRAD NËNSHKROI DHE U RRAS NË NJË TRUP KOORDINUES NË DATËN 25 QERSHOR 2009 U NGRIT AKTAKUZA I PASKAN MASAKRUAR 59 SERBË NDONJË ROM NDONJË SHQIPTARË SPIUN NË DATËN 23 SHTATOR 2009 NISI ODISEJADA E GJYKIMIT PËRSËRI PA ASNJË TË DREJTË TANI AKUZOHEN PËR 80 TË MASAKRUAR FILLUAN DËSHMITARËT SHUMICA SERBË POR EDHE ROM 26 DHJETOR 2009 U BË NJË VIT I PRITJES SË TYRE TRI DITË MË VONË DIKUSH VOTOI DHE E SHPËTOI QEVERINË E BEOGRADIT NGA RRËZIMI TË NJEJTËN QEVERI E CILA I KIDNAPOI NËNTË DJEMTË SHQIPATRË NGA PRESHEVA FILLOI VITI 2010VAZHDUAN PRAP DËSHMITARËT
NAYRISHT TË RREJSHËM NUMRI I TYRE E KALOI NJËZETSHIN
DHE NË FUND AI
“BOZHURI 50”
SHQIPTARI NGA PRESHEVA
RRENA RRENA RRENA
ASGJË TJETËR
FATKEQËSISHT ËSHTË E MADHE
NË PRESHEVË KA EDHE SHUMË TË TJERË
EDHE ATË NË POLITIKËN E SAJ
DHE NË FUND PO VIE FUNDI
SË BASHKU ME TË EDHE SKEPTICIZMI
TË GJITHË PO E DIJMË
SE GJITHA KËTO JANË PASOJA TË ROBËRISË


Nuk guxojmë të themi se na ka humbur shpresa në fatin e tyre, domethënë në fatin tonë. Nuk guxojmë as edhe të mendojmë te më e keqja, aq më parë ne që jemi në pushtetin lokal të Preshevës. Nuk guxon assesi të shkojë puna edhe deri aty sa të detyrohemi të themi njejtë edhe një vit më vonë.

SHPËRNDAJE