Serbia nuk ka marrë statusin e kandidatit për në BE . Këshilli Evropian ka vendosur sot herët në mëngjes që Serbia të mos e marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe që ky status t’i jepet eventualisht në marsin e vitit të ardhshëm me kusht që të arrijë rezultate në dialog me Kosovën dhe të ndihmojë në lëvizjen e lirë të EULEX-it e të KFOR –it. Fillimisht, një vendim i tillë është pritur të merret në takimin e sotëm, por, sipas raporteve të mediave, të cilat citojnë një draft-deklaratë nga samiti, thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht në samitin e radhës së BE-së. Mbledhja që ka zgjatur dhjetë orë ka përfunduar herët në mëngjes.

SHPËRNDAJE