Komiteti i Helsinkit në Beograd ka pranuar letrën e një mashkull, i cili para pak ditësh, më 5 shtator 2011, nga Ministria e Mbrojtjes kishte marrë ftesë për orarin e luftës. Kjo bëhet me qëllim të krijimit të njësive të kontingjentit rezervë në Pozharevc, në rast të luftës në Kosovë, njofton portali kosovalbaner, transmeton agjencia informative “Presheva Jonë”

Beograd, 19 shtator / AIK-Presheva Jonë

“Ky person përmes kërkimit në internet, por edhe nga kontaktet, ka kuptuar se bëhet fjalë për formimin e njësive të kontingjentit të rezervistëve në Pozharevc në rast të luftës”, ka deklaruar pë gazetën e Beogradit “Danas” , Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. transmeton agjencia informative “Presheva Jonë”

Sipas fjalëve të saj, mashkulli, identitetin e të cilit Biserko e mbron, në letër ka theksuar se nuk dëshiron të shkoj në njësitë e rezervistëve, pasi që me interes e ka të realizoj të drejtat e veta njerëzore dhe të mos bartë armë me asnjë kusht. Në letrën, të cilën e kanë parë gaze tarët e kësaj gazete , ai ka theksuar se i frikësohet gjobës, apo dënimit me burg, nëse nuk i përgjigjet ftesës. “Shteti, i cili deri më tani, kur kam 31 vjet dhe planifikoj familje, nuk më ka ofruar asnjë kusht për jetë normale tash ka guximin dhe më fton në njësitë rezervë në rast lufte. Krahas kësaj kërcënon me dënime. Nuk di, më kap frika dhe mllefi”, thuhet në letër.

Po ashtu është theksuar se ky person i është drejtuar edhe Zyrës së OKB për të drejtat e njeriut, por edhe Qendrës për aksion kundër luftës në Beograd. Ministria e Mbrojtjes se Serbisë, prej të cilës gazetares e kësaj gazete u munduan të kuptojnë se po formohet, apo po përtëriten njësitë ushtarake ën Pozharevc, sa ftesa janë dërguar dhe çfarë të drejtash ka personi që nuk i përgjigjet ftesës, ende nuk ka dhënë përgjigje. Portali Kosovalbaner.com ju ka informuar me parë edhe për mobilizimin e vullnetarëve serb.Shoqata e luftëtarëve serbe te vieteve 90-ta ka kerkur që të bashkohen vullnetarët për luftë në Kosovë ,shiko foton për më shumë.

SHPËRNDAJE