KOSOVA LIRON POLICËT SERBË, SERBIA ARRESTON POLICËT KOSOVARË ?!

Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdares ka arrestuar dy policë të Kosovës, siç ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme, Ivica Daçiq, të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.

Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Pallatin e Serbisë.

Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin “shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.

Ai i ka thënë se “secili që shkel këtë marrëveshje, do të privohet nga liria”.

 

“Nuk bën kështu me Serbinë. Kjo ka tejkaluar çdo masë”, ka thënë Daçiq.

Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për RTK-në arrestimin e dy policëve kosovarë. Ai ka thënë se po punohet në ndriçimin e rastit për të vërtetuar nëse dy policët e arrestuar kishin kaluar apo jo “vijën e gjelbër” të kufirit Kosovë – Serbi në Merdar.

Për detaje tjera Rexhepi ka thënë se është herët të flitet.

 

Lirohen punëtorët e MPB të Serbisë

Pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit më 25 shkurt të këtij viti, janë lëshuar sot në liri, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën, njoftojnë medie të Beogradit

Ky burim nuk ka dhënë informacione të tjera por vetëm ka shtuar se të burgosurit tani janë në rrugë për në shtëpi, transmeton Koha.

Ata, katër punëtorë të MPB të Serbisë dhe në ofiqar, saktëson B92, janë arrestuar për shkak të shkeljes së rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Të arrestuarit janë Zlatko Deniq dhe Goran Matropazoviq nga Pasjani, Nikola Trajkoviq nga Parteshi dhe Dragan Stojkoviq nga Budriga, të cilët kanë punuar për dhënien e pasaportave në të ashtuquajturën drejtori policore të Gjilanit me seli në Vranje. Me ta ishte edhe ofiqari Mladen Dimitrijeviq nga Pasjani.

Të arrestuarve më 25 shkurt u ishte caktuar paraburgimi 30 ditë. Pas skadimit të këtij afati, ata u dënuan edhe me një muaj burg. Sot, para afatit, ata u liruan, ndërsa hetimet kundër tyre po vazhdojnë.

—————————————

JA EDHE KOMENTET E JUAJA:

 

KOSOVA LIRON POLICËT SERBË, SERBIA ARRESTON POLICËT KOSOVARË ?!
www.preshevajone.com
Agjencia informative Presheva Jonë

  • Arjanit Ismajli, Rei Grori et 38 autres personnes aiment ça.
  • Phaaa Serbi pirolla te kofte, beli vallha barvos…isha ja banio edhe at punë..cfare polici cfare hami mutit…Une jam kane ushtari Serbit ne Nish..za msojshim se me qene ushtari apo polici me uniform , me allti n kuke nuk duhet me u durzue po duhet me qindrue karlesha police…s ke pime ti bash gji nen shiptare se shkaut si kish ra ndore ashtu si muty mu shtri ndushk burra sa s  bahen me allti kuk..a mu kan mos djrejutue cevin koosovari kosovarit po patjetre ne jemi trima mes veti…a me shket..perrr nema problema barte moje shkinoo…
SHPËRNDAJE