Serbia me strategji të re për bisedimet me Kosovën

 

Kreu i ekipit negociator të Serbisë ka diskutuar me presidentin Boris Tadiç hapat e mëtejshëm në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në takim merrnin pjesë dhe ministri i jashtëm,Vuk Jeremiç dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Stefanoviç deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira. “Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme”, tha Stefanoviç. Ai shtoi se “gjërat janë shumë urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë”.

Kryenegociatori serb i ka cilësuar çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës si shumë delikate, përfshi këtu “çështjen e kartave të identitetit dhe pasaportave, lirisë së lëvizjes, furnizimin me energji elektrike për serbët në Kosovë si dhe telefoninë mobile”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni