Serbia mbështet Dejtonin dhe integritetin e BeH tha Boris Tadiq

 

Presidenti Boris Tadiq deklaroi se Serbia asnjëherë nuk do ta mbështesë një referendum që do të çonte në ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe në çfarëdo mënyre do të vinte në pyetje integritetin ekëtij vendi.

Pas takimit tripalësh me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe kryesinë tre anëtarëshe të Bosnjes, Tadiq tha se Serbia e respekton plotësisht marrëveshjen paqësore të Dejtonit dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve, por shtoi se të njëjtën e pret nga të tjerët edhe në rastin e Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni