Stadiumi që pritet të bëhet i Kosovës në nëntor të këtij viti “Rasunda” në Stokholm, ishte fatal për Serbinë, në ndeshjen që ata humbën nga Suedia.

Suedia e zhvilloi këtë takim për të parë formën e tyre në prag të kampionatit evropian që do të fillon me 8 qershor në Poloni dhe Ukrianië. Toivonen kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të, ndërsa Subotic e barazoi rezultatin për mysafirët dhe me shifra të barabarta skuadrat shkuan në pushim. Ndërkaq golin e fitores për skandinavët e realizoi sulmuesi I Milanit, Zlatan Ibrahimovic, në minutën e 52-të nga pika e bardhë. Ditë më parë u mor vesh se stadium “Rasunda”, do të mbyllet me 15 gusht, pas ndeshjes miqësore në mes Suedisë dhe Brazilit. Si duket serbët kishin frik nga stadiumi i Kosovës duke mos treguar asgjë në këtë përballje.

SHPËRNDAJE