Florin Krasniqi kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit për Inteligjencë, tha se Veprimet e Serbisë në veri tregojnë ato që ne qindra e mijëra herë i kemi thënë se Serbia është pushtet armik dhe tash ajo po vepron. Tash mbi një shekull e gjysmë ajo prapë po vepron si armik. Nuk është kërkesa dhe dëshira jonë që ta kemi armik, por e kemi.

Meqenëse ne e kemi këtë armik edhe në pjesën veriore të atdheut tonë, ne duhet ta trajtojmë ashtu. Qeveria po e trajton shtetin armik serb dhe po i jep mundësi me abuzuar me qytetarët e Kosovës, mallrat dhe tash edhe me Kushtetutën dhe me policët e Kosovës. Ne jemi komision parlamentar për mbikëqyrje dhe nuk merremi me informatat çfarë ka AKI-ja rreth rastit dhe janë probleme të saja. Ne merremi vetëm me mbikëqyrjen e agjencisë. “AKI-ja ka informacione rreth asaj çfarë po ndodh në veri, por është detyrë e Qeverisë së Kosovës apo forcave të rendit që të vënë rendin dhe qetësinë edhe në veri dhe jo agjencia”, thotë Krasniqi. BS

SHPËRNDAJE