Serbia dëshiron përfshirjen e OKB-së në bisedime

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Beogradin, por nuk mund të pranojë të shantazhohet nga pala tjetër.

Ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, ka thënë se në këtë proces më së “miri është që të përfshihet edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara”.

“Konsideroj se do të ishte mirë që të përfshihet edhe OKB-ja, por, kjo varet edhe nga vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Brukseli dhe jo vetëm nga Serbia. Konsiderojmë se bisedimet do të jenë shumë më të shpejta dhe të suksesshme, po që se OKB shfrytëzon pushtetin e saj”, ka thënë Vulin për të shtuar se kjo iniciativë nuk e ndesh Beogradin me BE-në apo SHBA-në.

Ai ka thënë se Seria dëshiron dialog të nivelit më të lartë, por ka thënë se duhet bërë e qartë se përfaqësuesit e Serbisë nuk do të takojnë ata të shtetit të Kosobës, sepse, siç është shprehur ”ai nuk ekziston”, por, me përfaqësuesit legjitmë të shqiptarërve të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë nuk do të takohet me presidenten e Kosovës. Presidenti i Serbisë kur të krijohen kushtet, të cilat nuk janë krijuar ende, mund të takohet me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur Vulin.

Aktualisht në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, derisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb, po kërkojnë consensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh.

Nga bisedimet teknike të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve të Kosovës lë shumë për të dëshiruar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni