Zbrazja e Medvegjës nga shqiptarët duhet shqertësaur jo vetëm banorët e atjeshëm, por edhe partite politike në Luginën e Preshevës. Në Komunën e Medvegjës, në bazë të dhënave të vitit 1999, kanë jetuar afër 4500 shqiptarë, kurse tash janë jo më shumë se 600 ?!

Medvegjë, 6 korrik / AIK-Presheva Jonë

TV Presheva dhe një ekip i agjencisë informative kombëatre “Presheva Jonë”  kanë vizituar disa nga vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, kurse banorët e paktë që kanë mbetur, gjendjen e konsiderojnë mjaftë të vështirë. Ismet Aliu. Është një ish i shpërngulur, i cili në vitin 2005, është kthyer ne vendlindjen e tij, por që nga ajo kohë e deri më tash, askush nuk e ka ndihmuar. Banorët e mbetur në Medvegjë, kanë një apel për vëllezërit nga Presheva dhe Bujanoci. Porosia e tyre është mos na harroni sepse sado pak ata thonë se ju jeni shumicë. Ata ndjehen edhe të indinjuar nga fjalët që dëgjojnë se Medvegja tashmë është harruar. Ndërsa sa I përket liderëve të tyre politik në Medvegjë, ata tashmë kanë humbur besimin tek ta, sepse asnjë e mir nuk i ka ardhur, sidomos në përmisimin e jetës së shqiptarëve. Ata një mundësi e kanë, atë të kushtëzimit të kryetarit, sepse pikërishtë këshilltarët shqiptarë, e mbajnë në këmbë koalicionin, pa votën e tyre bie pushteti.

 

ALARM: Medvegja në rrezik nga kolonizimi serbë !

Vendlindja e akademik Idriz Ajetit në rrezik… po zbrazet nga shqiptarët. Medvegja e banuar dje me shumicë shqiptare sot me shumicë serbe?! Cfarë fshihet pas këtij ndryshim radikal të hartës demografike për pak vite në ketë komunë? Sa fshatra dhe sa banorë ka pasur Medvegja para lufte dhe sa ka sot ? Medvegja sa nxënës ka pasur para lufte dhe sa ka sot ? Sa përqind e popullatës shqiptare e kanë gjetur shpëtimin në perëndim dhe me cfarë merren sot shqipatret në Medvegjë? Përgjigjet dhe shifrat janë sa shokuse po aq edhe shqetësuese, ku në këtë shekull Medvegjës dikur a banuar me shumicë shqiptare, sot po i kanoset eliminimi i tyre nga kjo toke, që dikur të njejtin fat e kishte perjetuar edhe Nishi. Për gjitha këto dhe për zhvillimet e fundit në Medvegjë dhe rajon për Agjencine Informative Kombëtare “Presheva Jonë” pergjigjet dhe flet haptazi dhe ekskluzivisht z.Fehmi Beha, njëri na mësimdhënësit e paktë të mbetur në shkollat e Medvegjes dhe kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik, njëherit këshilltar komunal dhe kryetar i grupit të këshilltarëve në Medvegjë. z. Beha thotë se “sikur dje Kosova, sot Medvegja po e përjeton spastrimet etnike nga Serbia..” risa në vitin 2002, sipas regjistrimit te ketij viti edeh ate nga shteti serb, komuna e Medvegjes kishte 10.700 banorë me rreth 25 % shqiptarë, përqindje kjo e cila para lufte sillej rreth 45 % apo me pesë mijë shqiptarë, ku ne ishim shumicë në këtë rajon nga serbët, romët, bullgarët..Ndërsa sot në Medvegjë jetojne vetëm 600 shqiptarë?! Kjo rënie drastike e numrit të popullsisë vërehet edhe tek shokollarët tanë. Para lufta në Medvegjë kishim 740 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa sot kem vetëm 118 nxënës shqiptarë ?! Fshatrat, apo Bashkësitë Lokale, siq i themi ne këtu, të banuara sot kryesisht me shqiptarë janë: Tupalla, Kapit, Gjylekresha, Llapashtice, Siharine, Baja e Siharines, Svirca, Gerbavci, Ramabaja, Starabaja etj….Në qytetin e Medvegjës, pa fshtarat, para luftës jetonin rreth 4000 shqiptarë nga të cilët, të punësuar ishin vetëm puntorët e arsimit në dy shkolla fillore “Banja e Sjarinës” dhe “Zenel Hajdini” në Tupallë, pra aty ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe dhe askund tjetër shqiptarët nuk ishin të inkuadruar. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas tërheqjes së forcave serbe te armatosura nga rajoni, ato forca u përqëndruan në Medvegjë, sidomos nëpër fshtarat e banuara me shqiptarë. Këto forca provokojnë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi popullatën shqiptare dhe kështu nën këtë presion shumë të rinj janë detyruar dhe po detyrohen të ikin diku jashtë nv perendim apo në drejtim te Kosovës per te siguruar kafshatën e bukus dhe sot e asaj dite ende nuk janë krijuar kushtet per kthim, sepse shtëpitë dhe pronat e tyre u shkatrruan tërësisht nga këto forca. (TVP/ Presheva Jonë)

SHPËRNDAJE