Serbia arreston një tjetër shqiptar në Merdar

Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka thënë se Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë në vitet ’90, raportojnë mediat serbe, të cilat kanë publikuar edhe një foto, ku shihen pjesëtarë të UÇK-së.

”Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm”, ka theksuar Daçiq.

Policia e arrestoi Kasnetin në autobus. Sipas palës serbe, Kasneti ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendësprokurori për Krime të Luftës, Bruno Vekariq ka thënë Kasneti dyshohet ka kyer krime lufte kundër civilëve serbë. Kasneti do të dërgohet para prokurorit të Gjykatës Speciale në Beograd.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni