Bujanoc, 22 korrik  -Sindromi i politikes “eliminuese” te lidereve kombëtar ne Luginen e Preshevës ne stilin “alla rizalimqe” eshte transferuar tashme edhe ne Bujanoc. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka paralajmeruar qe me kohe se pas eliminimit te Shqipërim Arifit, radhen e kishte e Xhelal Mehmetit  te cilit edhe ja bëne “at punë” pa ca ditesh.  Ne vazhden e ketij askioni spatsrues te politikajve kombetar, tash radhen e ka Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së, njëherit ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-së. Mbetet dita se kurr do tja heqin shkallën i cili eshte bere sendvich mes serbeve disa albanofonëve ne Luginë, vetem e vetëm eshte më i zëshëm ne mediet ne ballkan dhe ne arenen nderkombëtare, pro te drjetave legjitime te popullit shqiptare ne Luginen e Presheves, rajon ky i cili hë per hë konsiderohet rajoni me i varfur dhe i diskrimunuar ne këte pjese te Evroiës. Dhe ndoshta krejt “normale” do te dukej nese serbet permes disa albanofonëve ne Preshevë dhe Bujanoc po mundohen me rrezue njerin, te cilat nderskomsa vec kane filluar ndaj liderit te Lugines  Jonuz Musliut.

 

Polemika me Mitrovicin nisi rreth deklaratës së Musliut për bashkimi e Lugines se Preshevës me Shqipërinë e Madhe

Résultat de recherche d'images pour "jonuz musliu"Jonuz Musliu, kryetar  i KKSH-së dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit permes agencise s ë lajmeve “Presheva Jonë” akuzon direkt serbët dhe disa masha te tyre qe po ziejne me disa albanofon ne Presheve dhe Bujanoc qe në plan kane të shkarkimit të tij, pamvaresisht se Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Nenad Mitrovic per kete “kopilin” perpiqet t’ja len shqiptarëve.

Sipas Mitrovic SNS në këtë balancën e pushtetit të partive politike nuk duan të marrin pjesë në qeverisjen lokale. Sipas tij “pozicioni ynë është i qartë, dhe që është se në qoftë se nuk ka shumicë për kryerjen e autoriteteve lokale, ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme..”

Jonuz  Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit kryetar i Kuvendit të Bujanoci, i ka bërtitur me zë të lartë duke i bërë me gisht deputetit të presidenit  serb, Nenad Mitrovicit, për shkak të diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

“Ne nuk kerkojme asgje me teper se sa serbet e Kosovës, te cilet sot ata jane te privilegjuar si nga qeveria e Kosoves ashtu edhe nga nderkombëtaret. Zgjidhja me fatlume per ne shqiptaret ne Lugines do te ishte forma dhe rrespektit te reciprocitetit mes serbeve ne Kosove dhe neve shqiptareve ne Luginë..” ka thëne në vazhdim lideri Jonuz Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal në Bujanoc pati debat të ashpër mes kryetarit të Kuvendit, Junuz Musliu dhe Nenad Mitrovic, këshilltar nga Partia Përparimtare dhe njëherit deputet popullor në parlamentin e Serbisë. Lidhur me incidentin në fjalë Musliu për “Presheva Jonë” ka pranuar se ka pasur fërkime me deputetin serb, me të cilin ka polemizuar me tone të larta, te cilit i ka thënë se “këtu s’je në Beograd, por në Bujanoc”!

 

“Fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë të shqiptarëve në Luginë, pasi vendbanimet shqiptare sot janë rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në Evropë. Situata në Luginë sot mbahet në eter nga Serbia, as në lufte e as në paqe, sikur para 1999 në Kosovë. Dhe ky status quo për ne është i papranueshëm. Nëse situata del jashtë kontrollit, Serbia është përgjegjëse, për këtë kemi njoftuar edhe komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Musliu.

 

Nëse lexojme titujt e gazetave serbe per Musliun për “Bashkim me Kosovë” apo “Musliu cepa Srbiju”, duket gjithecka e kuptueshme dhe po dihet se kush po kerkon koken e liderit te Lugines aktualisht kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit te Bujanocit 

Image associéeNenad Mitrovic dje qëndroi në Bujanac, ku ka provokuar shqiptarët, duke hedhur poshtë deklaratën e Musliut e duke thënë se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkangitet Kosovës. Sipas tij, deklratatat e Musliut kanë trazuar Serbinë duke shkaktuar reagime të ashpra nga Beogradi deri në Moskë dhe kjo është diçka e paranueshme për qeverinë dhe Serbinë.

Mitorvicka kërkuar që këtyre polemikave t’i jepet fund si dhe të respektohet ligji dhe distancohen nga idete e  Musliut dhe të tjerët që mendojnë si lideri i LPD-së.

“Përmes gjuhës së një diktatori nuk frikësohem aspak dhe unë do ta mbrojë qytetarin e Bujanocit dhe Luginës së Preshevës pa dallim bindjet e  tyre. Unë nuk mund të them se jemi kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën kur kemi një Referendum gjthëpopullor në vitin 1992. Nuk mund të them as atë se Lugina e Preshevës duhet të mbetet në Serbi, kur ne s’kemi pasur një Referendum  të tillë ”, ka theksuar Musliu.

Akuza të ndërsjella mes këtyre dy figurave publike u zhvilluan edhe në tema tjera që prekin interesin shqiptar dhe serb në komunën e Bujanocit dhe Luginë. Thene shkurt , nëse lexojme titujt e gazetave serbe per Musliun për “Bashkim me Kosovë” apo “Musliu cepa Srbiju”, duket gjithecka e kuptueshme dhe po dihet se kush po kerkon koken e liderit te Lugines aktualisht kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit te Bujanocit Résultat de recherche d'images pour "jonuz musliu"

 

SHPËRNDAJE